Janë zgjedhur 18 prokurorë të rinj në 12 prokurori në Maqedoninë e Veriut

Këshilli i prokurorëve publikë sot e mbajti seancën e 80-të në të cilën, ishin zgjedhur 18 prokurorë publikë në 12 prokurori publike në mbarë vendin dhe një prokuror themelor publik në PTHP Shtip, raporton MIA. Për prokuror themelor publik  në Prokurorinë Themelore Publike Shtip është zgjedhur kandidatja e vetme e regjistruar Tatjana Kacarova, gjegjësisht ushtruese e detyrës.

Këshilli i prokurorëve publikë zgjodhi gjithsej 18 prokurorë publikë të cilët do të marrin detyrën duke filluar nga muaji i ardhshëm në:

PTHP Manastir – Borçe Korunovski dhe Marija Çurlinovska, PTHP Veles – Aleksandra Stankovska, PTHP Gostivar – Ilir Jakupi, Barlet Xhaferi dhe Aleksandra Dimovska, PTHP Dibër – Anita Grazhdani Paçuku, PTHP Dellçevë – Suzana Boshnjakovska, PTHP Kërçovë – Albulena Abazi dhe Emrah Mihtaroski, PTHP Kumanovë – Samir Akifi, PTHP Ohër – Kristina Ilieska Atanasova, PTHP Prilep – Stevço Binovski, PTHP Sveti Nikollë – Darko Cvetanovski, PTHP Strugë – Ermira Musa-Nura dhe PTHP Tetovë – Ilir Abdurahmani, Nina Dimitrieska dhe Jetmir Bexheti.

Në seancën e sotme, ndër të tjera, u miratuan procesverbalet e seancës së 78-të dhe 79-të të Këshillit.

Të pastrojmë me prokuroritë publike, të shohim sa do të plotësohen, në cilat prokurori, e pastaj do të zgjedhim edhe në Prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupsion dhe Prokurorinë e lartë publike. Tërë këtë dëshirojmë ta përfundojmë para pushimeve, deklaroi kryetari i Këshillit të prokurorëve publikë, Antonio Jolevski.

Në deklaratë për mediume pas seancës së sotme të 80-të, ku janë zgjedhur 18 prokurorë të rinj në 12 prokurori në vend dhe një prokuror themelor publik në PTHP Shtip, Jolevski tha se mbeten edhe dhjetë prokurorë të pazgjedhur.

“Janë zgjedhur 18, dhjetë kanë mbetur të pazgjedhur. Një pjesë e tyre nuk janë paraqitur, një pjesë shumë e vogël, shumica janë paraqitur në prokuroritë, ku kanë ditur se nuk do të zgjedhen. Në Kumanovë, që është dy hapa nga Shkupi, askush nuk është paraqitur, edhe pse ishin të sigurtë se do të zgjedhen në Kumanovë, ku ka mungesë të madhe të prokurorëve, por, askush nuk paraqitet”, tha Jolevski.

Ndryshe, opinioni pati reagime të shumta kur Akademia për Gjyqtarë dhe Prokurorë e publikoi listën me emrat dhe mbiemrat e kandidatëve të cilët e kanë kaluar provimin përfundimtar e që praktikisht kanë mundësi të konkurrojnë për gjyqtarë dhe prokurorë të ardhshëm të Maqedonisë së Veriut. Në mesin e kandidatëve, u gjetën emrat e funksionarëve të politikës, por edhe të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas Antikorrupsionit, në RMV thuajse nuk ka konkurrencë korrekte gjatë punësimit.

Në mesin e prokurorëve dhe gjyqtarëve të ardhshëm u gjetën:

  • Djalii kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferit, Barlet Xhaferi
  • Bashkëshortjae prokurorit për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Islam Abazi, Albulena Abazi
  • Djalii gjykatësit të Apelit Enver BexhetiJetmir Bexheti
  • Djalii ish anëtarit të BDI-së në KSHZ, tani gjykatës administrativ Subhi JakupiIlir Jakupi
  • Nusjae djalit të sekretares së përgjithshme të Kuvendit, Cvetanka Ivanova,Biljana Ivanova
  • Bashkëshortjae kryetarit të Komunës së Aerodromit dhe nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, Timço MucunskiSimona Mucunski Bubevska
  • Vajzae prokurores së pensionuar Gordana SmaqovskaBiljana Smaqoska
  • Djalii prokurores Elizabeta Josifovska, Dragan Josifovski

Akuzat për nepotizëm, partizim dhe “miqësi” në gjyqësor dhe prokurori nuk janë asgjë e re për Maqedoninë e Veriut. Dikur ish shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov dhe ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska me defter i evidentonin dhe emëronin gjyqtarët. Funksionarët e lartë të BDI-së, Blerim Bexheti dhe Musa Xhaferi bënin pazare me funksionarët e VMRO-DPMNE-së për vende të caktuara në gjyqësor.

Akuzat e ngjashme kanë vazhduar edhe gjatë vitit të kaluar, sidomos me emërimin e Islam Abazit për shef të Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për të cilin dolën disa fotografi me funksionarë të BDI-së.

Për Porosinë e Antikorrupsionit që politika t’i heqë duart nga profesionistët dhe të ketë konkurrencë korrekte, por edhe për akuzat për zgjedhjen e personave partiak në gjyqësor gjatë vitit 2022 dhe rikujtimin nga e kaluara e hidhur, lexojeni analizën e Portalb: (Pa)varësia e gjyqësorit, fëmijët dhe familjarët e funksionarëve të RMV-së, gjyqtarë dhe prokurorë të ardhshëm