Prej sot e deri më 23 dhjetor, artistët në Maqedoninë e Veriut mund të aplikojnë për kompensime mujore
Artistët e pavarur të Maqedonisë së Veriut deri më 23 dhjetor do të mund të aplikojnë në Konkursin për ndarjen e kompensimeve mujore për artistët e pavarur për vitin 2027-të, transmeton Portalb.mk.
“Konkurs për ndarjen e kompensimeve mujore për artistët e pavarur për vitin 2027, përmes të cilit sigurohet mbështetje për mbulimin e kontributeve për sigurimin shëndetësor, pensional dhe invalidor, si dhe tatimit mbi të ardhurat personale”, raportoi Ministria për Kulturë dhe Turizëm.
Të interesuarit nuk duhet të jenë student të rregullt ose pensionist, duhet të jenë shtetas të RMV-së dhe të regjistruar në Regjistrin Qendror të RMV-së.
Aplikimi duhet të bëhet përmes formës elektronike në adresën uslugi.gov.mk.