Ish-kryetari i Komunës së Karposhit është drejtori i ri i doganave

Ish-kryetari i komunës së Karposhit, Stefan Bogoev, është drejtori i ri në Drejtorinë e Doganave, transmeton Portalb.mk. Bogoev i cili është nënkryetari i LSDM-së, erdhi në funksionin e drejtorit në vend të Sllavica Kutirov, e cila ishte në krye të këtij institucioni dy vjet.

Bogoev për SDK konfirmoi që në seancën e sotme qeveritare është emëruar për drejtor të ri në Doganë.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, ai ishte zgjedhur kryetar i Komunës së Karposhit. Në zgjedhjet e vitit 2021, nuk garoi për mandatin e dytë të kryetarit.

Ai ishte zgjedhur për deputet i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut në zgjedhjet e vitit 2014, ndërsa ishte rizgjedhur edhe në vitin 2016.