Filloi procesi ndaj Zhan Mitrevit, ai deklaroi se ndjehet i pafajshëm

Mjeku Zhan Mitrev, pronari i spitalit privat që e ka emrin e tij, në seancën e parë që u mbajt sot, deklaroi se nuk ndjehet me faj, si edhe përgjegjësi i klinikës së spitalit, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Ata konfirmojnë se nuk kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, ndërsa prokuroria Iskra Haxhi – Vasileva para gjyqit deklaroi se do të dëshmon se Mitrevi dhe spitali i tij e kanë kryer veprën penale për mashtrim.

“Absolut nuk ndjehem fajtor”, deklaroi Mitrev në gjyq, ku erdhi me disa avokatë që e përfaqësonin.

“Ka akuzë për vepër serioze penale, ndërsa me veprimet e tilla ka pasoja edhe personi juridik. Ata janë fakte dhe nuk mund t’i ktheni në kundërshtim me logjikën. I akuzuar ka kryer mashtrim me paramendim dhe kjo Prokurori do ta dëshmon”, deklaroi prokurorja.

Prokuroria sot ka dhënë fjalën fillestare, ndërsa pala mbrojtëse në seancën e radhës që do të mbahet më 15 qershor do ta ketë këtë të drejtë.

Kujtojmë që muajin në janarë të këtij viti, Prokuroria Themelore Publike ngriti aktakuzë kundër kardiokirurgut Zhan Mitrev si person fizik, si dhe kundër personit juridik Spitali privat “Zhan Mitrev”. Sipas aktakuzës bëhet fjalë për veprën penale “mashtrim”, për të cilën është paraparë dënim me burg prej 1 deri në 10 vjet.

Sipas sqarimit të prokurorisë, janë fshehur faktet kyçe dhe në këtë mënyrë është krijuar mashtrim tek pacientët, të cilët janë trajtuar në spital. Qëllimi i prokurorisë është të dëshmojë se të akuzuarit në rastin e Zhan Mitrevit kanë dashur t’i mashtrojnë për përfitime ligjore.

Përndryshe, Zhan Mitrev ngriti padi kundër IRL-së pas publikimit të storjes “Gjak i pistë” pasi sipas tij ishin lajme të rreme. Hulumtimi i gazetarëve të IRL-së tregon se spitali privat i cili ka pranuar më së shumti pacientë gjatë pandemisë së kovid-19 dhe në të cilën mjekimi ka kushtuar dhjetëra mijëra euro, e ka zbatuar metodën e hemofiltrimit (pastrimit të gjakut) e cila praktikisht ka qenë studim klinik. Në kundërshtim me ligjin, studimet klinike nuk janë paraqitur dhe miratuar nga MALMED. Ndërkaq më pas, Zhan Mitrev paralajmëroi se do të tërheqë padinë kundër Laboratorit të Raportimit Investigativ (IRL).