Instituti i Mjekësisë Transfuzionale: Kemi sasi të mjaftueshme të gjakut

Instituti i Mjekësisë Transfuzionale njoftoi se disponon sasi të mjaftueshme të gjakut dhe komponenteve të gjakut të sigurta nga të gjitha grupet e gjakut për të lënduarit në tragjedinë e Koçanit, transmeton Portalb.mk.

Aktualisht, siç shtojnë ata, nuk ka nevojë për dhurim urgjent të gjakut.

“Falë mbështetjes së vazhdueshme nga donatorët tanë humanë të gjakut, institucionit tonë i është mundësuar përmbushja e kërkesave për të gjithë pacientët“, theksojnë nga Instituti i Mjekësisë Transfuzionale.

Ata gjithashtu shprehin ngushëllime për familjet e viktimave në aksident dhe shtojnë se mbeten të gatshëm për të siguruar ndihmë mjekësore për të gjithë ata që kanë nevojë.

Të lënduarit në aksidentin në Koçan, të cilët janë rreth 118 në total, janë transportuar për trajtim në spitale në vend, ndërsa një pjesë e madhe e tyre janë dërguar në klinikat e Shkupit.