Gmail do të skanojë nëse e-maili juaj është ekspozuar në rrjetin e zi

Një funksionalitet i ri sigurie por vjen në llogaritë Google që do të informojë përdoruesit nëse e-maili i tyre është publikuar në rrjetin e zi, raporton PCW.

Në konferencën Google I/O ditën e sotme gjiganti i kërkimit njoftoi planet për të sjellë disa funksionalitete sigurie që do të mbronin më mirë përdoruesit e produkteve dhe shërbimeve Google, ku përfshihet mbrojtje nga spam për Google Drive por edhe fshirjen e historikut të kërkimit në Google Maps.

Kompania do të zgjerojë funksionalitetin “dark web report” tek të gjitha llogaritë Gmail në SHBA në javët e ardhshme dhe skanon për të kontrolluar nëse adresa Gmail e përdoruesit është shfaqur në rrjetin e zi së bashku me këshilla për të rritur sigurinë online.

Menaxheri i fjalëkalimeve integruar në Chrome bën një punë të mirë për sa i përket mbrojtjes së të dhënave po kjo shkon një hap më tutje.

Gjithashtu kompani po e bën më të lehtë fshirjen e historikut të kërkimeve në Google Maps. Tashmë përdoruesit kanë opsionin për fshirjen e historikut të kërkimeve duke shkuar në “Web & App Activity” të llogarisë së Google.

Tani e tutje ky funksion do të ofrohet direkt në aplikacionin Maps.