Gjorgjievski ndau çmime për zjarrfikësin, policin dhe dhuruesin më të mirë të gjakut të Qytetit të Shkupit
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, sot ndau çmimet për zjarrfikësin, policin dhe dhuruesin më të mirë të gjakut të qytetit për vitin 2025. Çmimet siç thonë nga Qyteti, nxjerrin në pah sakrificën dhe kontributin e tyre për qytetarët dhe komunitetin, ndërsa shembulli i tyre shërben si frymëzim për të gjithë ne, transmeton Portalb.mk.
“Sot, me nder dhe krenari të veçantë, ndava solemnisht çmimet për zjarrfikësin, policin dhe dhuruesin më të mirë të gjakut të qytetit të Shkupit për vitin 2025.
Këto çmime u takojnë njerëzve të jashtëzakonshëm dhe të provuar në profesionet e tyre, individëve të përkushtuar, përgjegjës dhe humanë, të zgjedhur nga kolegët e tyre”, shkroi Gjoergjievski.
Igor Stanishev, komandant departamenti në Brigadën e Mbrojtjes nga Zjarri të Qytetit të Shkupit, u shpall zjarrfikësi më i mirë për vitin 2025.
“Personi që mori pjesë në shuarjen e zjarreve dhe ndërhyrjeve të shumta për të mbrojtur dhe zvogëluar dëmet materiale, dhe mbi të gjitha një burrë, guximi dhe sakrifica e të cilit rezultuan në shpëtimin e një numri të madh jetësh njerëzore”, shkroi Gjorgjievski
Çmimi për zyrtarin më të mirë të policisë për vitin 2025 i shkoi Kristijan Stefanovskit nga Stacioni i Policisë Karposh.
“I nominuar nga SPB Shkup – EPSONRS, Kristijan u njoh për përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm, profesionalizmin dhe kontributin e rëndësishëm në kryerjen e aktiviteteve të shumta të punës dhe arritjen e rezultateve konkrete në punën policore”, tha Gjorgjievski.
Violeta Ginoska, e nominuar nga Kryqi i Kuq, u shpall dhuruesja më e mirë e gjakut.
“Ajo është një simbol i humanitetit të qetë por të fuqishëm, një grua dëshira e pakursyer e së cilës për të ndihmuar dhe për të shpëtuar jetën e dikujt është një shembull i vërtetë i altruizmit dhe filantropisë. Me më shumë se 45 dhurime gjaku, në moshën 54 vjeç, ajo me meritë llogaritet ndër dhurueset më të përkushtuara dhe të shquara të gjakut. I falënderoj këta heronj nga thellësia e zemrës sime. Ata janë provë se vlerat e vërteta jetojnë mes nesh dhe se çdo akt guximi, sakrifice dhe humanizmi e bën Shkupin një vend më të fortë dhe më njerëzor për të jetuar. Le të jetë shembulli i tyre një nxitje dhe frymëzim për të gjithë ne, që të jemi njerëz më të mirë dhe të ndërtojmë një qytet të bazuar në solidaritet, përgjegjësi dhe respekt të ndërsjellë”, shkroi Gjorgjievski.