Fondi për Sigurimin e Depozitave në RMV paralajmëroi për dokumente të falsifikuara: Mos depozitoni mjete pa verifikuar autenticitetin

Fondi për Sigurimin e Depozitave njofton se më 26.08.2026, nëpërmjet postës elektronike, në Fond është dorëzuar një kërkesë për verifikimin e autenticitetit të një kontrate, e cila pretendohej se ishte lëshuar nga Fondi. Pas verifikimit të kryer, Fondi konstatoi se bëhet fjalë për një dokument të rremë dhe të falsifikuar, në të cilin janë përdorur pa autorizim të dhëna zyrtare, emri, nënshkrimi dhe shenjat zyrtare të Fondit dhe të drejtorit të tij, transmeton Portalb.mk.

Për shkak të seriozitetit të rastit dhe dyshimit për keqpërdorim të mundshëm me qëllim të vënies në lajthitje dhe përfitimit të mjeteve financiare, Fondi ka paraqitur kallëzim pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme – Njësisë për Krim Ekonomik dhe Kompjuterik, me kërkesë që institucionet kompetente të përcaktojnë të gjitha rrethanat relevante dhe të ndërmarrin masat përkatëse në përputhje me ligjin.

“Fondi për Sigurimin e Depozitave distancohet kategorikisht nga dokumente dhe aktivitete të tilla.

Fondi nuk lëshon kontrata me të cilat u garanton personave fizikë apo juridikë sigurinë e investimeve private, dhe as nuk ndërmjetëson në marrëveshje investimi të kësaj natyre”, thuhet në reagim.

Ata u bëjmë thirrje qytetarëve, kompanive dhe institucioneve që të tregojnë kujdes të veçantë nëse pranojnë dokumente, oferta apo mesazhe në të cilat përdoret emri ose logoja e Fondit dhe, para se të depozitojnë mjete, të verifikojnë autenticitetin e tyre përmes kanaleve zyrtare të komunikimit të Fondit.

“Për rastin janë njoftuar organet kompetente dhe Fondi do të bashkëpunojë plotësisht në procedurën e mëtejshme”, thuhet në reagim.