Filmi “Parku i Dorës” do shfaqet në festivalin Manaki Brothers në Manastir

Filmi “Parku i Dorës”, me regji të Sabidin Aliut, do të shfaqet në kuadër të festivalit ndërkombëtar të filmit “Manaki Brothers”, i cili po zhvillohet këto ditë në Manastir, transmeton Portalb.mk.

Sipas nga Vizioni Plus Production, filmi do të shfaqet më 20 shtator 2026, në orën 19:30, në Sheshin e Muzeut në Manastir.

Në film luajnë aktorët Shkëlqim Islami, Teuta Krasniqi, Tara Krasniqi Muharremi, si dhe Sara Bajrami, Sheqerie Ilazi dhe Fisnik Zeqiri.

“Parku i Dorës” është pjesë e programit të festivalit Manaki Brothers, një prej festivaleve të njohura të filmit në Maqedoninë e Veriut, i cili zhvillohet çdo vit në Manastir.

Posteri i filmit "Parku i Dorës". Foto: Vizioni Plus Production
Posteri i filmit “Parku i Dorës”. Foto: Vizioni Plus Production