Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Tetovë uli mbrëmë siparin me shfaqjen “Zotëriu i Parë”

Me shfaqjen “Zotëriu i Parë” të Teatrit Shqiptar të Shkupit, mbrëmë përfundoi Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Tetovë. Festivali u mbajt nga 1 deri më 6 tetor në Pallatin e Kulturës, ku gjatë gjashtë mbrëmjeve u prezantuan gjashtë trupa teatrore nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova dhe Presheva, shkruan Portalb.mk.

Mbrëmja përmbyllëse i takoi komedisë “Zotëriu i Parë”, me autorësi dhe regji të Fatos Berishës. E frymëzuar nga “Zonja Ministreshë” e Branislav Nushiqit, shfaqja sjell një përmbysje të roleve, ku gruaja bëhet ministre, ndërsa bashkëshorti i saj merr pozitën e “zotëriut të parë”. Përmes humorit dhe satirës, vepra trajton ambicien dhe ndikimin e pushtetit e të privilegjeve në jetën e njeriut.

Fotografi nga shfaqja “Zotëriu i Parë” të Teatrit Shqiptar të Shkupit. Foto: Teatri i Tetovës (Facebook)
Fotografi nga shfaqja “Zotëriu i Parë” të Teatrit Shqiptar të Shkupit. Foto: Teatri i Tetovës (Facebook)

Publiku pati mundësi të ndiqte “Duke pritur Godonë” të Teatrit Shqiptar të Kumanovës, “Darkë për budallenjtë” të Teatrit Popullor të Velesit dhe “Big Baby” të Teatrit Kombëtar Eksperimental të Tiranës. Në program ishin edhe “Vetmi në Perëndim” e Teatrit të Qytetit të Preshevës dhe “Litari” i Teatrit Kombëtar të Kosovës.