Federata me kërkesë deri te tifozët e ndeshjes Shkëndija – Karabag

Në lidhje me ndeshjen e sotme që zhvillohet ndërmjet Shkëndijës dhe Karabakit në kuadër të fazës së tretë kualifikuese për në Ligën e Kampionëve, Federata e Futbollit të Maqedonisë ka kërkuar nga tifozët të bëjnë tifozëri të dinjitetshme dhe të drejtë. Kjo kërkesë erdhi pas ndeshës problematike në Kumanovë, transmeton Portalb.mk.

“I urojmë sukses KF shkëndijës në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve kundër Karabakit. Besojmë në ekipin dhe shpresojmë se do të vazhdojë të na gëzojë me pjesëmarrjen në kupën evropiane”, deklaruan nga Federata.

Ata vlerësojnë se me sjelljen të drejtë dhe të dinjitetshme dëshmohet se futbollit në Maqedoninë e Veriut mund të përparojë brenda dhe jashtë fushave.

“Në kuadër të ndeshjes së sotme, apelojmë deri te të gjithë tifozëve dhe futbolldashësit të bëjnë tifo sportive. I bëjmë thirrje të pranishmëve të mos bien në provokime dhe t’i shmangen çfarëdo fyerjes”, kërkojnë nga Federata.

Ndeshja do të luhet në Shkup, duke filluar prej orës 20:00.

Ndeshja e dytë do të luhen në Azerbejxhan. Rezultati më i mirë nga të dy ndeshjet, do t’i mundësojë njërës ekip të kualifikohet në Play Off, fazën e fundit për të siguruar vend ne Ligën e Kampionëve.

Ekipi i cili eliminohet nga faza e tretë kualifikuese në Ligën e Kampionëve, do të vazhdojë garat në fazën e fundit Play Off për në Europa League.

Ndryshe, Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) sot (5 gusht) e ka dënuar ashpër incidentin që përfshinte thirrje fyese ndaj shqiptarëve në ndeshjen midis Maqedonisë dhe Rumanisë që u zhvillua të shtunën në Kumanovë. Përveç kësaj, Federata informoi se incidenti është objekt i një hetimi nga ana e saj.

Kodi Penal i Maqedonisë së Veriut parasheh dënime për thirrjet raciste dhe gjuhën e urrejtjes në disa nene, ndërsa më i rëndësishmi është neni 319, i cili parashikon se kushdo që nxit ose përhap publikisht urrejtje, përçarje apo jotolerancë mbi baza racore, fetare, etnike apo kombëtare, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.