BDI-ja i publikoi emrat e kandidatëve për kryetar dhe bartës liste në zgjedhje lokale

Në zgjedhjet e ardhshme lokale, BDI-ja në disa komuna do të garojë me kandidatët e vet, ndërsa në disa komuna tjera do të mbështesë kandidatët e koalicionit të opozitës shqiptare, transmeton Portalb.mk.

Fatmir Dehari do të jetë kandidat për në Komunën e Kërçovës, Erkan Arifi në Komunën e Likovës, Suat Shaqiri në Çashkë dhe Ejup Abazi në Studeniçan. Në Bërvenicë do të mbështesin kandidatin e pavarur, Enver Pajazitin.

Bartës liste në Komunën e Dibrës do të jetë Artin Spahiu, në Saraj do të jetë Iljaz Veseli, në Vrapçisht do të jetë Evzal Arslani.

Në njoftimin për media, Arbër Ademi, sqaroi që në vazhdim do të vendosin për Qytetin e Shkupit, Bogovinës, Dollnenit, Pllasnicës dhe për bartësin e listës në Tearcë dhe Haraçinë.

BDI-ja në Gostivar, Vrapçisht, Tearcë dhe Saraj do të mbështet kandidatët e propozuar nga Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit, ndërsa në Strugë, Dibër dhe Haraçinë do të mbështet kandidatët e propozuar nga Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës.

Zgjedhjet e ardhshme lokale në Maqedoninë e Veriut priten të mbahen në tetor të këtij viti. Të qarta janë datat, por jo edhe rregullat sa i përket ndryshimeve të Kodit Zgjedhor për të cilat partitë politike janë bërë lëmsh sepse duhet të votohen me shumicë Badinteri. Propozim-ligjin e parë ua rrëzoi Gjykata Kushtetuese.  Aktualisht ndryshimet e Kodit Zgjedhor ndodhen në lexim të dytë në Kuvendin e RMV-së.