Është raportuar për helmim nga ushqimi në një resort për fëmijë në Ohër

 

Në një resort për fëmijë në Ohër është raportuar për helmim nga ushqimi, ka bërë të ditur në një intervistë për servisin publik, drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV), Nikolçe Babovski, transmeton Portalb.mk.

Në intervistën për TVM-në, Babovski shton se gjatë kësaj periudhe janë bërë kontrolle të intensifikuara në vendet turistike dhe ekskursionale, por edhe në objektet për shitje me pakicë.

Ai ka theksuar se në vendet turistike janë asgjësuar më shumë se 200 kilogramë ushqime që nuk janë në përputhje me dispozitat e Ligjit për sigurinë ushqimore dhe standardet aktuale.

“Në këtë periudhë fatkeqësisht kemi edhe disa dyshime për helmim. Ja, aktualisht është akoma në procedurë një helmim në një resort për fëmijë në Ohër, ku është deklaruar helmim pas raportimit për helmim të dyshuar. Tashmë ka një procedurë të caktuar që Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor (IShSSh) së bashku me AUV-në i realizojnë aktivitetet me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve”, thotë Babovski.

Drejtori i AUV-së u bën thirrje qytetarëve që të kenë më shumë kujdes në blerjen, ruajtjen, përgatitjen dhe konsumimin e ushqimeve gjatë periudhës së verës, veçanërisht të mishit dhe produkteve të qumështit.

“Kryesisht ka prodhime qumështi dhe mishi, përgatitje dhe përpunim të mishit dhe qumështit. Produkte që janë të lehta për t’u blerë. Duhet pasur kujdes për të parë nëse paketimi përshtatet kur blini. Duhet t’i kushtoni vëmendje edhe afatit të skadencës”, shton Babovski.