Është arrestuar një burrë nga Kumanova, dyshohet e lëndoi rëndë gruan e tij gjatë dhunës në familje

Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë ka filluar procedurën kundër një banori 59-vjeçar të Kumanovës, i cili dyshohet se i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore gruas së tij gjatë një incidenti të dhunës në familje, transmeton Portalb.mk.

Sipas informacioneve nga prokuroria, më 20 mars, në shtëpinë familjare të bashkëshortëve, fillimisht ka shpërthyer një grindje verbale midis tyre, pas së cilës i dyshuari e ka sulmuar fizikisht gruan. Ai e ka goditur disa herë në trup, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, përkatësisht thyerje serike të tre brinjëve.

Prokuroria Themelore Publike informon se kundër të dyshuarit është filluar procedurë për veprën penale Lëndim i rëndë trupor, sipas nenit 131, paragrafi 2, në lidhje me paragrafin 1, të Kodit Penal.

Në të njëjtën kohë, prokurori publik i ka paraqitur gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Kumanovë propozim për caktimin e masës së paraburgimit, me qëllim sigurimin e të dyshuarit dhe sigurimin e zhvillimit të qetë të procedurës.