“Ertraktor”-ë po e shuajnë zjarrin në territorin e Komunës së Sopishtes (VIDEO)

Janë aktivizuar “ertraktorët” e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të cilët po e shuajnë zjarrin në territorin e Sopishtes, pas Vodnos, njofton Portalb.mk.

Nga DMSH informojnë se zjarri është nga ana jugore e malit.

Zjarri i cili paraprakisht shpërtheu mbi fshatin Çiflik, është vendosur nën kontroll dhe është krijuar kordon që të mbrohet pylli.

Zkarrin e kanë shuar edhe zjarrëfikësit nga Shkupi, së bashku me DMSH-në, shoqatën vullnetare dhe popullata vendore. Jashtë rrezikut janë objektet në Çiflik.