“Emin Duraku”nga Shkupi triumfoi në festivalin folklorik në Rumani
Grupi i të rinjve të Ansamblit “Emin Duraku” Shkup ka triumfuar me “Grand Trophy 2025” dhe “Hat Trick” në Festivalin Ndërkombëtar të folklorit “Bratueli” në Rumani, shkruan Portalb.mk.
Me çdo hap, me çdo tingull, me çdo veshje tradicionale, ata thanë me zë të plotë: “Këto jemi ne! Ky është zëri ynë”.
Në mes të shumë popujve, ishin fëmijët e këtij ansambli që ngritën trofeun më të madh.
Fadil Zeneli Kryetar i AKV “Emin Duraku”, për Portalb.mk tha se vallja shqipe u mirëprit jashtëzakonisht shumë mirë nga publiku.
“Në këtë festival u paraqitëm me hiq me pak se katër koreografi, që do të thotë se jemi përgatitur fuqishëm dhe pothujse për çdo ditë kemi paraqit koreografit e ndryshme, ndër to ishin: “Kur vallja na bashkon”, “Valle me motive nga Shkupi”, “Daradhare”, dhe në natën finale koreografija e që ishte fituese “Malësia e Karadakut”. Nga këtu mund të themi se neve si ansambël, si në vendin tonë, po edhe jashtë shtetit, është se në reperteoarin tonë kemi një numër të madh të koreografive, gjë që dëshmon për punën e pakrahasueshme që bëjmë e sidomos kur flitet për grupet e fëmijëve. Vallja shqipe u mirëprit jashtëzakonisht shumë mirë, sepse kemi koreografi atraktive, veshja kombëtare jashtëzakonisht e larmishme e që ne kemi shumë, muzika e valleve te ne është profesionale”, tha Zeneli.
Zeneli gjithashtu potencoi se i pret agjendë e ngjeshur gjatë ditëve në vazhdim.
“Për aktivitetet e radhës, ne veç se jemi në përgaditje e sipër, të shtunën më 12 korrik do të paraqitemi në Festivalin e mirënjohur “Këngë Jeho” Strugë dhe në shumw festivale të radhës”, tha Zeneli.
Ky aktivitet u mbështet nga Ministria e Kulturës së RMV-së.