Elizabeta Dukovska, zgjedhja e së cilës në Gjykatën Kushtetuese u anulua, aplikoi përsëri për të njëjtin pozicion
Elizabeta Dukovska, gjyqtarja kushtetuese, zgjedhja e së cilës u anulua nga Gjykata Administrative pas dy vitesh, ka aplikuar për pozicionin e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese në Këshillin Gjyqësor, konfirmoi Këshilli Gjyqësor për TV 24, transmeton Portalb.mk.
Përveç Dukovskës, edhe kryetarja e Gjykatës së Apelit të Shkupit, Meri Dika, konkuron për pozicionin e gjyqtares kushtetuese, e cila sipas burimeve të TV 24, pritet të zgjidhet si gjyqtare e re kushtetuese.
Këshilli Gjyqësor thotë se konkursi ka përfunduar zyrtarisht dhe se Këshilli Gjyqësor pritet ta dërgojë propozimin së shpejti në Parlament, i cili do ta votojë atë.
Përndryshe, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) në Strasburg do të shqyrtojë ankesën e Elizabeta Dukovskës, zgjedhja e së cilës si gjyqtare kushtetuese u anulua nga Gjykata Administrative. Njoftimi që i ka ardhur avokatit të gjyqtares nga Sekretariati i GJEDNJ-së thotë se gjykata do ta shqyrtojë ankesën në bazë të dokumenteve dhe informacionit të paraqitur dhe se do të njoftohet për të gjitha vendimet në kohën e duhur.
Ankesa e gjyqtares Dukovska erdhu pas anulimit të vendimit të Gjykatës Administrative të majit 2019 nga Gjykata Administrative e cila pezulloi vendimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut të 10 prillit 2023 për ta zgjedhur atë si gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese.
Gjykata veproi mbi një ankesë të paraqitur nga gjyqtarja Antoaneta Dimovska nga Shkupi, tani anëtare e Këshillit Gjyqësor.
Sipas vendimit, arsyeja pse Gjykata Administrative e anuloi vendimin për zgjedhjen e Elizabeta Dukovskës si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese ishte një procedurë e zhvilluar në mënyrë të papërshtatshme në Këshillin Gjyqësor, e cila nuk i mori në konsideratë të gjithë kandidatët në mënyrë të barabartë dhe nuk i respektoi kriteret e Ligjit për Këshillin Gjyqësor.
Kujtojmë se gjykatësja Dukovska ishte raportuese mbi nismat për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për gjuhët.
Dukovska u zgjodh gjyqtare kushtetuese nga Parlamenti, sipas propozimit të Këshillit Gjyqësor. Megjithatë, gjashtë muaj më vonë, Gjykata Administrative mori padi nga Antoaneta Dimovska, atëherë gjyqtare në Gjykatën Themelore Civile në Shkup. Në të, ajo u ankua se kur Këshilli Gjyqësor e përcaktoi Dukovskën si propozim për gjyqtare kushtetuese, me 11 vota “pro” nga 13 të mundshme, nuk u deklarua për dy kandidatët e tjerë të mundshëm, përfshirë Dimovskën.