Dy vjet e tre muaj burg për shoferin që goditi për vdekje një fëmijë në rrugën e Plastikave, prindërit prisnin dënimi të ishte 10 vjet

Gjyqtarja Marija Kletniçka e Gjykatës Themelore Penale Shkup caktoi dënim me burg prej dy vjet e tre muaj për 21-vjeçarin Shukri Zeqiri nga Shkupi, i cili më 12 tetor goditi një fëmijë dhjetëvjeçar në bulevardin “Niklola Karev” e njohur si rruga e Plastikave, në Shkup, pas çka ndërroi jetë në vendngjarje dhe më pas ishte larguar nga vendi i aksidentit, tranmeton Portalb.mk.

Gjyqtarjatë pandehurit i shqiptoi edhe dënim për ndalim për drejtim të mjetit motorik në periudhë prej tre vjetësh, që do të thotë se në dënim nuk llogaritet koha e burgut dhe ia ka vazhduar arrestin shtëpiak deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Në aktgjykim, gjyqtarja Marija Kletniçka ka thënë se 21-vjeçari Zeqiri nuk ka qenë i dënuar më parë për një vepër penale.

I pandehuri Zeqiri paraprakisht e ka pranuar në Gjykatë veprën që i ngarkohet, por ka thënë se ka ikur nga frika se mos e rrahin.

“Jam penduar për atë që bëra. nuk mund të fle. E pranoj me vetëdije dhe vullnetarisht”, ka thënë i akuzuari.

Sipas aktakuzës nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, i pandehuri akuzohet për vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion nga neni 300 paragrafi 4 në lidhje me nenin 297 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 dhe veprën penale të mosdhënies së ndihmës personit të lënduar në aksident trafiku nga neni 301 paragrafi 1 i Kodit Penal.

Pas shpalljes së aktgjykimit të gjykatës, Sebastian Sanovski, babai i fëmijës që humbi jetën në aksident, do të ketë mundësi të ankimojë aktgjykimin.

“Prisja dënim prej 10 vitesh. Kur humbisni fëmijë, vetëm atëherë e dini se çfarë ndenje është. Nuk dëshiroj që kjo t’i ndodhë askujt. Nëse kemi shtet, duhet gjykuar siç duhet”, tha ai.