Dy të mitur u arrestuan për të shtëna me armë në një shtëpi në Tetovë
Dy të mitur nga fshati Gajre i Tetovës janë ndaluar nën dyshimin se të hënën (26 maj) kanë qëlluar me armë automatike në drejtim të një shtëpie në Tetovë. Të miturit u ndaluan dje rreth orës 10:30 në rrugën rajonale Tetovë – Popova Shapka, në hyrje të fshatit Gajre, transmeton Portalb.mk.
“Policët privuan nga liria dy të mitur nga fshati Gajre me dyshimin se më 26.05.2025 rreth orës 21:15 në rrugën ‘111’ në Tetovë kanë qëlluar me pushkë automatike në drejtim të një shtëpie në pronësi të M.T. nga Tetova”, informoi Ministria e Brendshme.
Të miturit janë ndaluar në stacion policor, dhe në prani të zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale, me ta është kryer një bisedë zyrtare. Pas dokumentimit të rastit, do të hartohet një raport përkatës.