Dy shoferë humbën jetën në rrugën Gostivar–Kërçovë gjatë një aksidenti të rëndë trafiku

Në ora 07:10 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën kryesore Gostivar-Kërçovë, në afërsi të separacioneve të hapura (guroreve), ka ndodhur një aksident trafiku me dy vetura të pasagjerëve: “Audi” me targa të huaja, drejtuar nga 42-vjeçari E.Z. nga Kërçova dhe “Shkoda” me targa të Shkupit e drejtuar nga Sh.N.(48) nga Kamjani i Tetovës, transmeton Portalb.mk.

Në aksident dy shoferët kanë ndërruar jetë nga lëndimet e marra në vend, ndërsa mjekët e Emergjencës së Gostivarit kanë konstatuar vdekjen.

Prokurori publik dhe ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme të Gostivarit kanë kryer ekzaminim në vendngjarje.