Dy ndeshjet e para të kësaj jave do të luhen nesër në Ligën e Parë

Në Kratovë dhe Shkup nesër do të luhen ndeshjet e para të javës së XXX-të në Ligën e Parë. Shkëndija do të udhëtojë për të luajtur kundër Sileksit, ndërsa Shkupi e “pret” Makedonija Gj.P. në Gjorçe, transmeton Portalb.mk.

Të dy ndeshjet do të fillojnë prej orës 16:00.

Të shtunën do të luhet ndeshja ndërmjet Bashkimit dhe Vardarit. Kjo ndeshje do të luhet në Gostivar, pasi stadium i Bashkimit është u suspenduar për shkak parregullsive në ndeshjen kundër Strugës. Në kohë të njëjtë do të luhet edhe ndeshja ndërmjet Rabotniçkit dhe Pelisterit.

Dy ndeshjet e fundit, duke filluar prej orës 16:00, do të luhen të dielën. Struga e pret AP Brerën në Strugë, ndërsa Tikveshi e pret Arsimin.

Kanë ngelur edhe tri javë të tjera deri në përmbyllje të sezonit 2025/2026, ndërkohë Vardari gjendet në krye të tabelës me katër pikë më shumë se Shkëndija.