Duaja në Ramazan

“Kur robërit e Mi pyesin për Mua, Unë jam me siguri afër: I përgjigjem lutjes së lutësit kur ai më lutet: për këtë le t’i përgjigjen thirrjes Sime dhe le të besojnë në Mua, për të qenë në rrugë të drejtë” (elBekare, 136).
“Allahu e ka dhënë muajin e Ramazanit si fushë për vrapim në vepra të mira“ (Hadith)
“Qiellnat u hapen pesë gjërave: shiut që bie, këndimit të Kuranit, takimit të ushtrisë, ezanit dhe duasë” (Taberaniu nga ibn Umeri në “efsat”).

Duaja ka lindur menjëherë pas mëkatit të njeriut të parë. Ademi a.s. është njeriu i parë që ka shfrytëzuar duanë dhe ka kërkuar falje.
“Dhe Ademi i pranoi disa fjalë nga Zoti i vet dhe ai e fali; ai me të vërtetë pranon pendim dhe ai është i mëshirshëm” (el-Bekare, 37).

Pasi e lindi Mejremen, gruaja e Imranit iu lut Allahut xh.sh. që bijën e saj, po edhe pasardhësit eventualë të saj, t’i merrte nën mbrojtjen e Tij nga shejtani i mallkuar. Pasojat e duasë së saj ishin të atilla, saqë Merjemja dhe biri i saj, Isai, u bënë të shejtë nga zoti i tyre, si fuqi e Allahut.
“Duaja është mbështetje kur dobësohen të gjitha mbështetjet e tjera, kur humbet shpresa nga çdo gjë. Bile edhe ai që me gjuhën e vet në kohën kur është në komoditet mohon Krijuesin e Madhërueshëm e kur fatkeqësia e sjell në ngushticë, i kthehet lutjes dhe pastaj falet”(1)

Kështu edhe Faraoni egjiptas, kur e përfshinë valët e detit dhe nisi të mbytej, bërtiti: “Unë besoj se nuk ka Zot tjetër përveç atij të Cilit i besojnë bijët e Israelit dhe unë i nënshtrohem!” “A tash, a? Ke qenë i padëgjushëm dhe ke mbjell fesat?!. Sot do ta nxjerrim vetëm trupin tënd, që të jetë si shembull mësimi për ata që vijnë pas teje – por shumë njerëz janë të painteresuar ndaj mësimeve tona”. (Junus, 90,91,92)

Duke kërkuar strehim në dua për t’u liruar nga vështirësitë psikike dhe në përgjithësi shëndetësore, edhe Ejubi i durueshëm dhe robër të tjerë të Allahut kanë thënë: “Edhe Ejubi, kur iu ankua Zotit të vet: “Mua më ka gjetur fatkeqësia, e Ti je më i mëshirshmi prej të mëshirshmëve!- Ne iu përgjigjëm nevojës së tij, e cila e kishte lodhur, ia hoqëm dhe e rikthyem me mirësinë tonë, tek familja e tij, e me këtë edhe të tjerëve, për të qenë si mësim për ata që më përkulen Mua” (el-Enbija, 83-84).
“Kur disa robër të Mi thanë: O zoti ynë, ne të besojmë, për këtë na fal dhe na mëshiro, sepse Ti je më i mëshirshmi!” (el-Mu’minun, 109)

Në të gjitha këto fjalë theksohet nevoja e fuqishme morale për mbështetje dhe angazhim në përforcim të Islamit dhe për angazhim për afirmimin e Kuranit dhe Synetit tek besimtarët dhe besimtaret. Roli i duasë sot po fiton në rëndësi. Në këto kohë plot me problemeve të rënda dhe me njerëz të paudhëzuar, kur njeriu gjithnjë e më pak ka miq, shokë dhe bashkëbisedues, dhe kur fjala e njeriut gjithnjë e më pak dëgjohet dhe çmohet, drejtimi nga Allahut,pa marrë parasysh çfarëdo arsyesh qofshin, paraqet një rizgjim shpirtëror dhe shkarkim nga barra.“

Duaja menjëherë pas sexhdesë, bën pjesë në gradën më të lartë që njeriu i nënshtrohet Allahut, sepse me dua përforcohet lidhja në mes Krijuesit dhe njeriut që kërkon ndihmë për zgjidhjen e çështjeve të kësaj bote. Duaja në vete ngërthen jetën ekzistuese fizike e metafizike dhe i jep gjallëri e kuptim Ky konstatim mund të arsyetohet shumë mirë edhe me duanë e njohur kuranore: ”RABBENA ATINA FID-DUNJA HASENETENN VE FIL AHIRETI HASENETEN VE KINA ADHA BENNAR !”o Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë dhe në atë tjetrën, në Ahiret, dhe na ruaj nga mundimet e Xhehenemit!”)
Duaja i nevojitet sidomos njeriut të sotëm, i cili në jetën e vet dinamike, shpesh humb orientimin dhe baraspeshën islame në mes të shpirtërores dhe materiales. Atë duhet ta drejtojmë nga duaja si mjet i lidhjes së përditshme me Krijuesin e vet, prej zgjimit në mëngjes e deri në mbrëmje: me dua njeriu pastron shpirtin dhe e forcon atë e, me ndihmën e saj, është këmbëngulës në rrugën e Allahut.
Njeriu t’i drejtohet Allahut, kjo ishte praktikë e të gjithë të dërguarve të Zotit.
Pejgamberi i Allahut ka theksuar në një hadith: “Siguroni pasurinë tuaj me zekat! Të sëmurët shëroni me sadaka! E për fatkeqësi përgatitni dua!”

Me dua i janë lutur Allahut edhe të gjithë robërit e zgjedhur të Allahut, ndonjëherë atë e kanë përdorur edhe ata të cilëve u janë mbytur të gjitha anijet. Në të gjitha duatë e Pejgamberit, po edhe në ato të Ramazanit, të cilat thuhen me rastin e fillimit dhe mbarimit të agjërimit e hyrjes në itikaf, me rastin e natës së Bedrit dhe Kadrit – mund të vërejmë se ato nuk janë lutje të thjeshta, po nëpërmjet tyre shihet esenca e kësaj dhe e botës së ardhshme. Në çdo rast dhe sidomos në muajin e Ramazanit dhe në netët e mëdha të Ramazanit na shërben si burim i frymëzimit munaxhat të zemrës, shpirtit dhe trupit, na shëron nga çdo stres. Me dua ndaj Allahut xh.sh. në ditët e agjërimit, dalim nga rrugët qorre të kësaj bote dhe nisemi krenarë drejt siratul mustekim-it. Për personat të cilët sinqerisht dhe me gjithë zemër luten për nevojën shumë të madhe për forcimin moral e shpirtëror, që për hir të Allahut, të marrin pjesë në aksionet konstruktive për të mirën e njerëzimit. Me kontakt të sinqertë të njeriut me Allahun si lloj i posaçëm ibadeti, mbrojmë integritetin moral, dalim nga ngushtësia e mendimeve, vetëmundimi, brengat, fatkeqësitë e nga mëkatet dhe nga fati i keq e hyjmë në radhët e personave, të cilët shpresojnë tek Allahun xh.sh., shpresojnë vetëm ndihmën e Tij. Ibni Mesudi tregon: “Kur pejgamberin e kaplonte ndonjë brengë, ai thoshte: O i gjallë që je prej pafillim dhe pambarim, më ndihmo, pashë mëshirën Tënde.”

Rrustem Spahiu

Burimi: Islamgjakova.net