Drejtori i Spitalit të Manastirit dha dorëheqje pas vdekjes së foshnjës, inspektorët bëjnë kontroll në spital
Drejtori i Spitalit Klinik të Manastirit, Aleksandar Obednikovski, sot në mëngjes në Ministrinë e Shëndetësisë e ka dorëzuar dorëheqjen e parevokueshme për arsye morale për shkak të vdekjes së foshnjës, por edhe për shkak të vdekjes së gjashtë-vjeçares Jana. Nga Ministria e Shëndetësisë se në Spital po kryhet mbikëqyrje e jashtëzakonshme, njofton Portalb.mk.
“Në lidhje me rastin e vdekjes së foshnjës në Spitalin Klinik Manastir, informojnë se sot Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe ai Sanitar po kryen inspektim të jashtëzakonshëm. Komisioni ka dalë në terren dhe vijon mbikëqyrja për caktimin e rrjedhës së mjekimit të foshnjës së vdekur. Njëkohësisht është formuar edhe komision për mbikëqyrje profesionale, e përbërë prej dy specialistëve gjinekologë, neontologut, anesteziologut, por edhe përfaqësuesit nga Ministria e Shëndetësisë”, thuhet në kumtesën e Ministrisë.
Përndryshe, pas lajmit për vdekjen e foshnjës, në Spitalin e Manastirit ka arritur ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, i cili ka biseduar edhe me mjekët, por edhe me nënën e foshnjës, foshnja e së cilës ka ndërruar jetë dy orë pas lindjes. Shtatzënia ka qenë e rregullt dhe pa probleme, kështu që tani duhet të konstatohet nëse gjatë lindjes është bërë gabim mjekësor.
Më 23 mars ka ndërruar jetë vogëlushja 6-vjeçare Jana nga Manastiri. Prokuroria Themelore Publike Manastir ka dhënë urdhra dhe udhëzime që të kryhen të gjitha kontrollet e domosdoshme për t’u zbuluar arsyeja e vdekjes së vajzës.
Gjashtëvjeçarja Jana ka ndërruar jetë ne spital pasi që është pranuar me simptoma të ftohjes. Babai i saj në media tha se fëmijës i është matur sheqeri i cili ka qenë në vlerë 9-të, ndërkaq në spital i kanë dhënë infuzion me glikozë.
Por, Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor pas mbikëqyrjes nuk ka konstatuar mangësi në korniza të kompetencave.