Djali vrau nënën me objekt të mprehtë në Shkup, u vetëdorëzua në polici

Një djalë e vrau nënën e tij me një objekt të mprehtë në shtëpinë familjare në Rosoman këtë mëngjes, pas së cilës u dorëzua në polici, njoftoi sot Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Veles, transmeton Portalb.mk.

Sipas njoftimit të policisë, djali 27-vjeçari e kreu vrasjen me objekt të mprehtë, duke i shkaktuar plagë me thikë nënës së tij 54-vjeçare, pas së cilës ajo vdiq.

“Më 30.03.2026, zyrtarët e policisë nga Njësia e Punëve të Brendshme të Kavadarit e privuan nga liria I. R. (27) nga Rosomani. Në SPB Veles, ai vetë u paraqit se këtë mëngjes rreth orës 7:30 në shtëpinë familjare, duke përdorur një objekt të mprehtë, i shkaktoi plagë me thikë nënës së tij 54-vjeçare, e cila vdiq nga plagët e marra”, thuhet në buletinin e policisë.

Një mjek nga Shërbimi i Mjekësisë  Urgjente e shpalli të vdekur.

Një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike (PTHP) në Kavadar dhe një ekip policor nga NJPB Kavadar po bëjnë këqyrje të vendit të ngjarjes.

Kujtojmë se sipas të dhënave nga MPB-ja, në një periudhë prej pesë vitesh janë regjistruar madje 26 vrasje të grave. Në vitin 2021 u regjistruan katër vepra penale të “vrasjes”, në të cilat viktima ishin katër gra. Në vitin 2022, u regjistruan dy vepra penale të “vrasjes”, në të cilat viktima ishin dy gra.  Vitin pasardhës, ky numër është 9, ndër të cilët njëra nga viktimat ishte një vajzë 14 vjeç. Në vitin 2024, u vranë pesë gra, njëra prej të cilave ishte një vajzë dyvjeçare, ndërsa vitin e kaluar u vranë 6 gra.