Dhjetëra armë të konfiskuara nga Policia e Maqedonisë së Veriut në një shoqatë për gjueti, kundërligjshëm kishin kryer shitblerje
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj shoqatës së gjuetarëve dhe dy pjesëtarëve të saj për shkak së kundërligjshëm kishin kryer shitblerjen e dhjetëra armëve, transmeton Portalb.mk.
“Policia nga klubi i qitjes konfiskoi rreth 70 pushkë të kalibrit të vogël dhe 10 pistoleta të kalibrit të vogël, si dhe një sasi më të madhe armësh pneumatike, me qëllim inicimin e procedurës administrative para organit kompetent”, raportoi Policia.
Kallëzimi penal ishte kryer ndaj 43 vjeçarit K.Ç. nga Prilepi dhe 73 vjeçarit T.D. nga Prilepi, udhëheqës të klubit të qitjes nga Prilepi. Ata akuzohen për “prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregim të paautorizuar të armëve dhe materialeve shpërthyese”, bazuar në nenin 396 nga Kodi Penal.
““Ishte konstatuar se menaxheri së bashku me personin përgjegjës për armët, si pjesë e bordit drejtues, kishin bërë shitjen e armëve të zjarrit që i posedonte klubi i qitjes personave që nuk posedonin leje për mbajtje të armëve të zjarrit”, raportoi Policia, duke theksuar se ishin gjetur edhe pesë pushke pa leje.