RMV, tre alpinistë janë shpëtuar në Malin Sharr, njëri është dërguar në spital
Janë shpëtuar tre alpinistë pasi kanë mbetur të bllokuar në terren të vështirë dhe të pakalueshëm në Malin Sharr, në afërsi të vendit “Tri Vodi” në afërsi të fshatit Tearcë, informoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), njofton Portalb.mk.
Njëri prej tyre, 38-vjeçari A.Ç. nga fshati Zherovjan, për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore, është dërguar në Spitalin klinik në Tetovë.
Përmes numrit për raste urgjente 112 mbrëmë në ora 18:46 në Qendrën rajonale për Menaxhim me Kriza (QRMK) Tetovë, është pranuar thirrje nga një person i cili ka kërkuar ndihmë për tërheqje nga maja Bistricë, ku një grup alpinistësh kanë mbetur të bllokuar në terren të vështirë dhe të patakalueshëm.
Siç informoi SPB Tetovë, më 11 korrrik në ora 18:46 A.Ç. ka kërkuar ndihmë për vete dhe për dy persona të tjerë – N.M. nga fshati Sllatinë dhe B.A. nga fshati Gllogjë.
Që të tre me automjet kanë mbërritur deri te vendi “Tri Vodi”, pas çka në këmbë janë nisur drejt majës Bistricë të Malit Sharr. Për shkak të terrenit të vështirë, kanë mbetur të mbllokuar, ndërsa për një moment tek A.Ç. është përkeqësuar gjendja shëndetësore, me ç’rast ka ndjerë dhimbje në gjoks dhe frymëmarrje të vështirësuar.
“Një grup nga tre alpinistë, prej të cilëve njëri gjatë lëvizjes ka ndjerë probleme shëndetësore – dhimbje në gjoks, frymëmarrje të vështirësua dhe lëvizje të vështirësuar. Personat nuk kanë pasur lëndime, por për shkak të gjendjes shëndetësore dhe terrenit të pakalueshëm ka qenë e domosdoshme urgjentisht të organizohet aksion shpëtimi. Deri te lokacioni i tyre nuk ka pasur mundësi për të depërtuar me automjet terreni, por ka qenë e nevojshme ecje prej më së paku tre deri në katër orë”, thuhet në kumtesën e QMK-së.
Pas denoncimit të parrë, janë informuar Sektori policor Tearcë dhe Njësiti zjarrfikës nga fshati Leshok.
Në aksionin e shpëtimit ka qenë i kyçur edhe alpinist shpëtimtar, anëtar i Ekipit për intervenim të shpejtë dhe shpëtim në mal, i cili menjëherë është nisur drejt lokacionit. QMK, përmes QRMK Tetovë, gjatë gjithë aksionit ka mbajtur komunikim të vazhdueshëm me personat dhe e ka koordinuar punën e instituconeve kompetente, në pajtueshmëri me procedurat operative standarde për shpëtim të personave në gjendje të rrezikueshme jete.
Pastaj, grupi së bashku me shpëtuesit janë lëshuar deri te automjeti, ndërsa në ora 20:40 te vendi “Tri Vodi” janë marrë nga nëpunës policor nga SP Tearcë.
Alpinistët sigurt janë dërguar deri te rruga rajonale afër fshatit Leshok, ku ka mbërritur ekip i Ndihmës së shpejtë mjekësore nga Tetova.
“A.Ç. më 12 korrik në ora 00:55 me automjet ambulance është transportuar në Spitalnik klinik Tetovë për dhënie të ndihmës mjekësore”, thuhet në kumtesën e MPB-së.
Dy alpinistëve të tjerë u është dhënë ndihmë mjekësore, pas çka janë lëshuar për mjekim shtëpiak.