I biri vrau babain në Maqedoni, pasi ai në gjendje të dehur sulmoi nënën e tij

Një 31-vjeçar nga Shkupi ka vrarë babanë e tij pasi ky, në gjendje të dehur, kishte sulmuar fizikisht gruan e tij, përkatësisht nënën e djalit, transmeton Portalb.mk.

Drama familjare ndodhi mbrëmjen e djeshme në territorin që mbulohet nga Stacioni Policor Bit Pazar. Sipas njoftimit të policisë, një 52-vjeçar, rreth orës 22:30 të mbrëmjes së 12 korrikut, në shtëpinë familjare, nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 54-vjeçare, e cila është edhe nëna e djalit të tyre.

Djali ka ndërhyrë dhe e ka goditur babanë me thikë, duke i shkaktuar plagë me mjet të mprehtë.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, gruaja është dërguar në spital për trajtim mjekësor, ndërsa trupi i pajetë i 52-vjeçarit është dorëzuar për autopsi.

31-vjeçari, i cili e goditi me thikë babanë e tij, është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin policor.