Deri në fund të muajit qershor mund të aplikohet për Çmimin Shtetëror “Klimenti i Ohrit”
Ministria e Kulturës ka publikuar Konkursin ku prej 1 deri 30 qershor do të pranon aplikime për Çmimin Shtetëror “Klimenti i Ohrit”. Ky çmim jepet me 8 dhjetor në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut., transmeton Portalb.mk.
“Me çmimin “Shën Klimenti i Ohrit” jepet mirënjohja më e lartë për realizimet shumëvjeçare në fushën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, sportit dhe mbrojtjet dhe avancimin e mjedisit njerëzorë në aktivitete sociale”, theksojnë nga Ministria e Kulturës, duke përkujtuar që ky çmim për herë të parë është ndarë në vitin 1969.
Ministria theksoi që gjatë vitit mund të shpërndahen më së shumti pesë shpërblime, ndërsa vlerësimi jepet nga Këshilli për shpërndarjen e çmimit shtetëror “Kirili dhe Metodi”. Ky këshill ka 12 anëtarë.