Deri më 15 qershor do të shiten biletat për ndeshjen ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Anglisë

Ndeshja ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Anglisë do të zhvillohet në Mançester, ndërsa qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të mund të blejnë biletat onlajn, transmeton Portalb.mk.

“Federata e Futbollit të Maqedonisë njofton tifozët e përfaqësues dhe dashamirët e futbollit që dëshirojnë ta ndjekin ndeshjen e Anglisë dhe Maqedonisë me 19 qershor në Mançester, platforma https://www.wembleystadium.com/events/2023/ticket-office/England-v-North-Macedonia—Away-Supporters për të blerë bileta mbyllet të enjten me 15 qershor”, paralajmëroi Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM).

Federata sqaroi që biletat janë 30 dhe 40 paund, ndërkohë ka publikuar edhe rregullat për pjesëmarrje në stadium, si kushti që fëmijët nën moshën 14 vjeç të shoqërohen nga një person i rritur.

“Tifozëve të përfaqësueses së Maqedonisë, të cilët janë banorë të Mbretërisë së Bashkuar, pas blerjes, biletat do t’u dërgohen në adresën e shtëpisë. Tifozëve të tjerë që blejnë biletën për ndeshjen do të marrin një kupon elektronik të cilin do ta ndërrojnë me biletë ditën e ndeshjes afër stadiumit”, sqaroi Federata.