DAP-i ka grumbulluar 314 mijë euro nga ankandet elektronike, si mekanizëm për sekuestrimin e pronës
Në kuadër të realizimit të ankandeve elektronike, Maqedonia e Veriut ka grumbulluar mbi 314 mijë euro nga subjektet juridike dhe fizike, si mekanizëm për shlyerjen e borxheve transmeton Portalb.mk.
“Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) informoi se për periudhën 01.01 deri më 31.07.2025, përmes zbatimit të ankandeve elektronike të sendeve të lëvizshme dhe të palëvizshme, janë paguar me sukses borxhet tatimore nga persona fizikë dhe juridikë. Mbi këtë bazë, në Buxhetin e shtetit janë arkëtuar 19 419 411 denarë (afërsisht 314 230 euro)”, raportoi Drejtoria për të Ardhura Publike.
Përmes e-ankandit janë shitur rreth 302 metra katror pronë e patundshme, më shumë në Prilep (111) dhe Prilep (103). Në këtë periudhë janë shitur 26 objekte të luajtshme.
Drejtoria për të Ardhura Publike i realizon e-ankandet si mekanizëm për mbledhjen e borxheve tatimore me forcë, duke u vlerësuar si një procedurë ligjore për sigurimin dhe sekuestrimin e pronës së debitorëve.