Shkëndija – Shkupi, u mbyll ndeshja e parë e sezonit të ri në futbollin e Maqedonisë së Veriut

 

Sezoni i ri 2025/2026 në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut filloi me ndeshjen ndërmjet KF Shkëndijës dhe Shkupit. Ekipi vendas arriti të fitojë me rezultat 5-1, transmeton Portalb.mk.

Shkëndija shënoi e para që në minutën e tetë, ndërsa pak minuta më pas shënoi edhe Shkupi. Ky ishte goli i fundit i Shkupit në këtë ndeshje, por jo edhe i fundit në ndeshje, pasi Shkëndija arriti të shënojë edhe katër gola tjerë, 5-1.

Tifozët e KF Shkupit, Shvercerat, që në fillim të ndeshjes e kanë braktisur ndeshjen, duke e shpalosur mbishkrimin “Na besuar fjalë, na shitët mashtrime. Shkupi nuk ka vend për mashtrues”.

Ndryshe, këtë të premten filluan ndeshjet e Ligës së Parë për sezonin e ri 2025/2026. Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) ka njoftuar se në sezonin 2025/2026 do të përdoret sistemi i referimit VAR, duke vlerësuar se gjithë stadiumet i plotësojnë kushtet, në përjashtim të stadiumit të KF Shkupit në Çair. Për këtë, KF Shkupi pritet që ndeshjet si vendas t’i luan jashtë Çairit.

Kampion i Ligës së Parë në sezonin 2024/25 është shpallur Shkëndija e Tetovës, ndërsa Vardari është fitues i Kupës. Në sezonin 2025/26 në Ligën e Parë do të luajnë Shkëndija, Struga, Shkupi, Bashkimi dhe Arsimi që u kualifikua nga Liga e Dytë për herë të parë.