Daçiq: Kosova nuk ka pothuajse asnjë gjasë të anëtarësohet në UNESCO
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se nuk ka gjasa që Kosova të marrë mbështetje për anëtarësim në atë organizatë.
Pas një takimi me drejtoreshën e përgjithshme të UNESCO-s Audre Azoulay në Paris, ai tha se ka kërkuar nga organizata që siç tha ” t’i kushtojë vëmendje të veçantë trashëgimisë kulturore në Kosovë”, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv.
“Në nëntor po përgatitet edhe Asambleja e UNESCO-s, për ne është e rëndësishme që duke pasur parasysh qëndrimet tona për Kosovën, të mos ketë asnjë kërkesë nga Kosova për anëtarësim në UNESCO, por kjo nuk do të thotë se mund të mos ndodhë. Është mirë për ne që është një organizatë botërore, e jo evropiane ku shumica e vendeve e njohin Kosovën. Mendoj se nuk ka pothuajse asnjë shans që Kosova të marrë konfirmimin e anëtarësimit”, tha Daçiq, transmeton Klankosova.tv.