COP28: Dekarbonizimi i industrisë, nisi punën Klubi i Klimës

Kancelari Olaf Scholz dha sinjalin e hapjes: “Ne na bashkon bindja, se ndryshimi i klimës është sfida më e madhe e shekullit 21.” Dy degë të industrisë janë kryesisht në fokus, shkruan DW.

Me Konferencën e OKB-së për Klimën COP28 në Dubai nisi zyrtarisht punën Klubi i Klimës. Ky grupim me 36 vendeve anëtare iniciuar nga Gjermania synon të marrë një rol paraprijës në mbrojtjen e mjedisit. “Ne duam të mbështesim rritjen e pastër ekonomike, dhe duam ta bëjmë këtë shpeht”, tha kancelari gjerman Olaf Scholz në qytetin më të madh të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Klubi nuk është në konkurrencë me masat e OKB-së, por është në fakt një grupim i atyre, që “janë të gatshëm, të shkojnë edhe një hap më përpara”. Qëllimi kresor është dekarbonizimi i industrisë, praj heqja dorë prej lëndëve djegëse fosile, për ta ulur emetimin e gazrave të dëmshme të efektit serë, që dëmtojnë klimën. Fillimisht duhet të kujdesemi për sektorin e çelikut dhe çimntos, sepse prej tij shkaktohet pjesa më e madje e emisioneve industriale, tha Scholz.

Konferenca e OKB-së për Klimën në DubaiFotografi: Soeren Stache/dpa/picture alliance

Me shkëmbimin e mallrave, dijes dhe teknologjive anëtarët e klubit – shtetet e industrializuara si SHBA, Japonia dhe Gjermania, por edhe vendet në zhvillim dhe në ekspansion – duan të mbështesin reciprokisht njeri-tjetrin. Gjithashtu synohet të nivelohen në luftën kundërndryshimit të klimës, për të shmangur konfliktet tregtare. Qeveria e Gjermanisë do që ta shmangë disproporcionin e konkurrencës, që mund të krijohet, nëse sipërmarrjet  gjermane investojnë në teknika të kushtueshme neutrale ndaj klimës, ndërkohë që firma të tjera nuk e bëjnë dot këtë.

Në bisedimet dyjavore në Dubai, që filluan të enjten (30.11.2023), marrin pjesë rreth 200 vendet anëtare të Konventës së OKB-së për Klimën. Në këtë samit të premten dhe të shtunën krahas kancelarit Scholz janë pjesëmarrës edhe më shumë se 140 kryeministra e presidentë. Me rreth 80.000 pjesëmarrës të regjistruar COP28 është deri më sot eventi i madh i këtij lloji.