Ka shpërthyer sërish vullkani Etna në Itali

Vullkani Etna në Italinë jugore, në ishullin e Siçilisë, ka vazhduar të nxjerrë hi dhe llavë, raporton Anadolu.

Instituti Kombëtar Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) njoftoi se krateri aktiv juglindor i vullkanit ka nxjerrë hi dhe llavë mbrëmë.

Mali Etna u bë aktiv në nëntor, duke nxjerrë llavë më 13 dhe 26 nëntor ndërsa rrjedha e llavës mund të shihet nga qytetet e afërta si Catania dhe Taormina.

Mali Etna është vullkani më i madh dhe më aktiv në Evropë. Shpërthimet e tij të shpeshta shoqërohen shpesh me rrjedha të mëdha llave, por ato rrallë paraqesin rrezik për zonat e populluara.