Çmimi shtetëror “11 Tetori”, sot është mundësia e fundit për aplikim
Shtetasit e Maqedonisë së Veriut dhe të huajt do të kenë mundësi të aplikojnë edhe sot në konkursin për dhënien e çmimit shtetëror “11 Tetori” për vitin 2026, transmeton Portalb.mk.
“Me çmimin shtetëror „11 Tetori“ jepet mirënjohja më e lartë për vepër jetësore në fushën e shkencës, artit, ekonomisë dhe veprimtarive të tjera me interes publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, raportoi Ministria për Kulturë dhe Turizëm.
Këtu mund të aplikojnë individët, grupet krijuese, ekipet, institucionet dhe shoqatat.
Fituesi i Çmimit do të shpërbehet me 15 rroga mesatare në Maqedoninë e Veriut, ndërsa brenda vitit do të mund të jepen 5 çmime të tilla për “11 Tetor”.