Ciceroni kulturor: Kultura në RMV dha shenja jete, akademi dhe sfilatë mode në Shkup, koncert në Tetovë

Dëshironi të shkoni në ndonjë aktivitet kulturor dhe nuk dini se ku? Portalb.mk në vazhdim ju përcjell kalendarin me ngjarjet kulturore se ku mund të shkoni sot.

Fatkeqësisht kemi qenë pasiv gjatë gjithë kësaj kohe shkaku se politika ka eklipsuar gjithçka kulturore. Vetëm sot u paraqitën ngjarje të cilat çuditërisht thuajse të gjitha mbahen më datë 4 prill.

Shkup

4 Prill, në orën 12.00, në Institutin e Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore

Akademi kushtuar 50 vjetorit të daljes së gazetës ‘’Zëri i Kosovës’’

03.04- 06.04 , Diamond Mall, përdhesë

Skopje Fashion Festival

04.04

– në orën 19.30 Hapja

– në orën 20 .00- Diamond Fashion Show

-në orën 21.00- Ekspozite e Universitetit Nënë Tereza,

Tetovë

04.04, në orën 17.00, te Shkolla e Muzikës

Artistët për artistët – Konsonanca me drejtues Shkëlzen Baftiarin ftojnë artistët e qyteteve tjera të Maqedonisë.