Bjeshkataria si shhelmatisje (II)

Hikingu është një udhëtim më i shkurtër, më i lehtë, vajtje-ardhje, që zakonisht zgjat disa orë ose një ditë. Ata që bëjnë hiking zakonisht ndjekin rutat e markuara apo të shënuara, ndërsa ithtarët e trekking-ut nuk i kanë për zemre shenjimet dhe shtigjet fikse, ata preferojnë natyrën e paprekur (untouched nature). Përderisa hikerët kanë një pikë amë apo bazë ku kthehen, të dytët asnjëherë nuk kthehen te lokacioni i parë, çdoherë kur ndalen ata buajnë në desticaion specifik tjetër, hotel, lozhë, tendë, varësisht nga ruta dhe kushtet kohore-atmosferike. Për të bërë hiking ju duhet një pajisje bazike – këpucë apo çizme të mira të përshtatshme për terrene malore dhe veshje për ndryshime momentale të klimës ose temperaturës, shkopinj, një çantë ku ka ujë, ca ushqim dhe gjëra të imta të nevojshme (thikë e vogël, lugë, pirun). Trekking-u nga an tjetër kërkon busull dhe hartë që do t’ju orientojnë në terren, thes për gjumë, xhaketw që s’pranon ujin, veshmbathje që marrin frymë dhe që thahen shpejt.

Hiking-u është aktivitet jashtështëpiak (outdoor activity) i kohës së lirë; atë mund ta ushtroni edhe pa përvojë të mëparshme të ecjeve, kurse trekking-u nuk është për çdokënd, kërkon përgatitje fizike dhe sëtrvitje për të ecur me ditë pa ndërprerje, kërkon kohë të gjatë, kalim nëpër terrene të ndryshme dhe përgatitje mentale dhe fizike. Shembull i këtij aktiviteti janë Marshimet e Nijmegenit në Holandë, të organizuara nga Lidhja Hollandeze e Kulturës Fizike, të hapura për botën si në kategoritë civile ashtu edhe në ato ushtarake. Testi përfshin katër ditë të veçanta ecjeje të njëpasnjëshme në distanca deri në 35 milje (56 km) çdo ditë, me rreth 12.000 persona që marrin pjesë.

Trekking nënkupton ecje drejt një destinacioni specifik, një shteg që kalon nëpër terrene të ndryshme, të ashpra, që kërkon më shumë pajisje dhe gatishmëri të personit që e bën atë. Trekkingu së paku zgjat dy ditë ndërsa në raste të caktuara edhe disa ditë po javë. Trekkistët për ta kaluar një shteg mund të bëjnë edhe mijëra kilometra. Libri Guinness-it thotë se rekordi botëror i trekking-ut më të gjatë është ai 785 km i realizuar në Polin e Veriut, 41 ditë, 18 minutë dhe 52 minuta. Pra, kërkon vullnet për të kapërcyer limitet. (mayamaya.ch)

Mountaneering apo alpinizmi nënkupton një version ekstrem të hiking-ut apo trekking-ut që përfshin ngjitjen në një majë malore, skijimin, kalimin e akullnajave, via ferrata, Klettersteig ku vihen në përdorim litarë të çeliktë, shkallë, pjesë hekurore për ngjitje në shkëmb dhe backpacking që përfshin mbajtjen e pajisjes për kamping në çantën tuaj të shpinës. Të ngjashëm janë edhe termat tramping (Zelandë e Re), rambling (Britani), ndërsa dallon nga Nordic walking (ecja nordike) që lidhet me ski-training-un apo ecjen në të thatë me shkopinj skijimi, pra, jashtë sezonës së dëborës. Një term me konotacion tjetër por që përdoret edhe në bjeshkatari është pelegrinazhi (pilgrimage) që shenjon ecjen në një vend të huaj e të panjohur, një udhëtim të brendshëm për të gjetur kuptim në vete ose në natyrë, i distancës së gjatë që sfidon trupin dhe mendjen dhe që shpie në transformim dhe zhvilim personal. Ndër pelegrinazhet e tilla laike janë Camino di Santiago në Spanjë dhe Kumano Kodo në Japoni.

Dhe në fund, të shënojmë benefitet apo dobitë nga kjo terapi detoksi, nga kjo kulturë e vjetër e katundeve tona që sot është bërë trendy dhe dita ditës po fiton ithtarë: përmirëson shëndetin mental dhe fizik, ul rrezikun e sëmundjeve kardiake dhe përmirëson shtypjen e gjakut, ju bën më fit, ju jep kondicion, shëndet respirator, djeg kalori, lufton diabetin, obezitetin, anksiozitetin dhe depresionin, përmirëson gjumin, ndërton tek ju sistem imunitar, ju bën më kreativ, më falënderues për gjërat që keni, më të socializuar, më solidar, ju krijon një “familje të dytë”, përmirëson atë që quhet shëndet relacional (relational health), ju ngjall aftësitë e mbijetesës (Tigar 2022) etj.

Për t’u marrë me një sport të tillë ka mundësi çdokush që ka vullnet, dhe pak para. Disa e ekzagjerojnë me pajisjet e shtrenjta, La Sportiva, Salomon, Mammut, Patagonia, Columbia etj. Ne në fillim kemi dalë me këpucë sporti të verës, me tuta normale, madje edhe me xhinse. S’e harroj shkopin që më pati falur një shok në Kitkë, gjëja e parë profesionale. Pastaj pantollonat e verës i blemë në Bansko të Bullgarisë. Këpucët e para ‘Salomon’ në Gjermani gjatë një shëtitjeje me shokë, të dytat “Quechua” në Stamboll, shatorin në “Village” Ferizaj, multi-briskun në pompë benzine dhe kështu me radhë. (Alternativë janë edhe pajisjet second hand, që janë shumë ekonomike.) Tani kemi bërë pajisjen optimale që duhet për aktivitete të tilla, por ky është proces, pra një gjë graduale, evolutive. Sot shrqyr Zotit në Maqedoninë e Veriut kemi edhe Unionin e Shoqatave Bjeshkatare Shqiptare që në vete përfshin tetë entitete që organizojnë vetë apo bashkëgjiten në organizime vendore, gjithëshqiptare apo edhe më gjerë dhe që janë një mundësi për çdokënd që ka vullnet dhe dëshirë për të ndryshuar pak stilin e jetesës, kuptohet për më mirë. Kjo ngase empirikisht është vërtetuar se bjeshkataria dhe aktivitetet e ngjashme simotra, përveç për shëndetin fizik, janë shumë të dobishme edhe në aspektin sociologjik dhe psikologjik.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.