Biljana Vankovska u shpall “troll” ballkanik për shpërndarje të urrejtjes ndaj shqiptarëve

Trolli Ballkanik i Muajit është një individ, një grup individësh ose një media që përhap urrejtje të bazuar në gjini, etni, fe ose kategori të tjera diversiteti. “The Balkan Troll” zgjidhet në bazë të rasteve të gjuhës së urrejtjes të identifikuara në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor nga rrjeti rajonal kundër gjuhës së urrejtjes “Reporting Media Diversity (RDN)“, transmeton Portalb.mk.

Biljana Vankovska e cila është e mbështetur nga partia po ashtu anti-shqiptare “Levica – E majta”, po mbledh nënshkrime për t’u kandiduar për presidente e Maqedonisë së Veriut, këtë titull e ka fituar për shkak të reagimeve të saj në Facebook në lidhje me rastin e sulmit në ofruesin kombëtar të shërbimeve të aviacionit, SH.A M-NAV“.

Ajo deklaroi se “Dikush duhet të fluturojë larg nga këtu, me shqelma!” Dhe jo të festojë ditëlindjen në një ministri qeveritare!”. Kjo është një dorezë e hedhur sidomos në fytyrën e bashkëqytetarëve tanë shqiptarë! Le të shohim nëse ata janë të gatshëm të përballojnë një kërcënim të tillë për sigurinë publike dhe ndaj mendjes së shëndoshë!”

“Edhe pse është e drejta e saj të kritikojë akte të tilla dhune, Vankovska insinuoi se shqiptarët duhet të reagojnë dhe të mbajnë përgjegjësi për veprimet e individëve dhe përfaqësuesve të partive. Fajësimi i një grupi të tërë etnik për veprimet e individëve është i padrejtë dhe mund të jetë mjaft i rrezikshëm, veçanërisht në një vend multietnik siç është Maqedonia e Veriut. Hedhja e përgjegjësisë nga autorët dhe institucionet te minoriteti shqiptar është jashtëzakonisht i dëmshëm për vlerat demokratike dhe marrëdhëniet mes grupeve të ndryshme etnike në vend. Për më tepër, retorika e përsëritur nga Biljana Vankovska mund të jetë e dëmshme për marrëdhëniet tashmë të brishta ndëretnike në Maqedoninë e Veriut, e cila pengon bashkëjetesën paqësore.” shkruan RDN.

Siç shkruan RDN, kjo nuk është hera e parë që profesoresha Vankovska përdor një retorikë të tillë nxitëse.

“Një profesoreshë universiteti që përhap urrejtje etnike në mediat sociale minon vlerat akademike, gërryen besimin dhe nxit një atmosferë përçarëse në kundërshtim me parimet e arsimit të lartë. Për më tepër, ajo nxit përhapjen e urrejtjes etnike midis anëtarëve të shoqërisë” shkruan RDN.

Vankovska është e njohur në opinion për qëndrimet e saja nacionaliste kundër shqiptarëve.

Biljana Vankovska, në ditën e aksidentit në Llaskarcë ku humbën jetën 16 persona, nëpërmjet rrjetit social Fejsbuk shpërndau një status “Çfarë tragjedie dhe ironie: Karpallëk”, i cili u cilësua gjuhë e urrejtjes pasi aksidentin e ka lidhur me ndodhinë e konfliktit të vitit 2001 në Karpallëk në të cilën u vranë 10 ushtarë të Armatës së Maqedonisë nga formacionet e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Për statusin e Vankovskës, asokohe reagoi menjëherë ministri i Arsimit dhe ShkencësArbër Ademi duke kërkuar që organet kompetente, por edhe bota akademike menjëherë të reagojnë për rastin në fjalë. Kundër fjalorit të profesoreshës universitareaktivisti për të drejtat e njeriut Albert Hani asokohe, ngriti një peticion.

Por, pavarësisht gjuhës urrejtjes për Llaskarcën, prokuroria nuk e ndoqi penalisht.

Ndryshe, gjuha e urrejtjes apo nxitja e gjuhës së urrejtjes, edhe pse është vepër penale në Maqedoni, ndër vite nuk është dënuar. Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar vetëm dy persona me të holla për gjuhë të urrejtjes.  Numri i ndëshkimeve është mjaft i vogël.