Beogradi iu bashkua propagandës kundër ndryshimeve kushtetuese në RMV

Televizioni shtetëror serb “RTS” i është bashkuar hapur propagandës kundër ndryshimeve kushtetuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilat janë kusht i detyrueshëm që Shkupi të fillojë negociatat për anëtarësim në BE, njoftoi korrespondenti i BGNES nga Beogradi, transmeton Portalb.mk.

Në një reportazh të gjerë me titull “A do të bëhen maqedonasit pakicë në atdhe”, RTS i sugjeroi audiencës që “bullgarët kundërshtojnë identitetin e maqedonasve”. “5 vjet më parë, RMV ndryshoi emrin si kusht për të vazhduar rrugën e saj evropiane, por tani Bullgaria ka vendosur një barrierë dhe dëshiron që bullgarët të renditen si pakicë në preambulën e kushtetutës… dhe ata përfaqësojnë vetëm 0,19 përqind të popullsisë”, thuhet në raport, i cili u ribotua menjëherë nga gazeta “Politika”.

Foto e marrë nga BGNES
Foto e marrë nga BGNES

Në informacionin e RTS-së, përveç “rrezikut nga bullgarët, nuk mungon as armiku tjetër në detyrë – shqiptarët, i cili kërcënoi integritetin e vendit”. Në fillim, gazetari citoi ish-kryeministrin Zoran Zaev, i cili e kishte pyetur Bojko Borisovin “si kanë ardhur të gjithë në botë nga majmuni, por vetëm ne maqedonasit nga bullgarët”. Një vërejtje e ngjashme nuk i është drejtuar kurrë Borisovit, kujton BGNES.

Foto e marrë nga BGNES
Foto e marrë nga BGNES

Deklarata e Zaevit është për audiencën lokale. Raporti përfundon me një kujtesë se “në vitin 2019, RMV bëri lëshime ndaj shqiptarëve dhe kështu shqipja u bë gjuha zyrtare e vendit”.

“Argumentet” kundër “ndryshimeve të rrezikshme të Kushtetutës” të RTS-së përputhen plotësisht me propagandën e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. i cili i tremb qytetarët me “diktatin bullgar” pas miratimit të të  “Propozimit francez” që hap rrugën e vendit drejt negociatave për anëtarësim në BE.

Përndryshe, me 18 gusht 2023 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut debati për fillimin e ndryshimeve kushtetuese mbaroi brenda pak orëshVotimi nuk dihet ende kur do të bëhet.

Në mënyrë që të bëhen ndryshimet kushtetuese duhet dy e treta e votave, konkretisht 80 vota nga gjithsej 120 deputetë në Kuvend.

Deri tani, Kuvendi nuk i ka numrat për të bërë këto ndryshime pasi partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE është deklaruar se nuk do i mbështesë këto ndryshime, ndërsa edhe nga opozita shqiptare kanë kushtëzuar që nuk do t’i votojnë ndryshimet nëse nuk ndryshohet definimi i 20% për gjuhën shqipe në Kushtetutë

Ndryshimet kushtetuese nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë.

Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese. Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor të këtij viti, procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri.