Bekteshi pyet se nga e di Mickoski se cilat dispozita të ligjit për gjuhët do të shfuqizohen nga Gjykata Kushtetuese

Mickoski dhe Gjykata Kushtetuese nuk janë të njëjtë dhe pikërisht për këtë, kryeministri nuk duhet të bëjë deklarata se cilat nene do të shfuqizohen nga Gjykata Kushtetuese. Mickoski nuk është gjyqtar kushtetues. Me sa di unë dhe mendoj se e njoh mirë, ai nuk është as avokat, tha ish-ministri i Ekonomisë nga BDI-ja Kreshnik Bekteshi në emisionin 360 Gradë, transmeton Portalb.mk.

“Komisioni i Venecias ka një mendim për më shumë se 12-13 zgjidhje ligjore në vendin tonë dhe të tjera që Gjykata Kushtetuese nuk i ka marrë parasysh. Mickoski çdo ditë del dhe thotë se çfarë duhet të bëjë Gjykata Kushtetuese, çfarë duhet të bëjë prokuroria, çfarë duhet të bëjë gjyqësori, dhe me sa di unë, autoritetet në vend duhet të ndahen – ka ekzekutiv, legjislativ dhe pushteti gjyqësor. Dy tre ditë më parë z. Mickoski i tha se Gjykata Kushtetuese me shumë gjasa do të shfuqizojë tre nene të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, i njëjti ishte rasti me heqjen e shprehjes së përkatësisë etnike, e cila e hoqi “balancuesin” dhe më e keqja është se atë e kishte edhe në programin e tij zgjedhor. Imagjinoni sikur një parti politike t’i thotë Gjykatës Kushtetuese çfarë duhet shfuqizuar, çfarë duhet bërë”, thotë Bekteshi.

Lidhur me atë se në një nga raportet e skrinigut të KE-së ka pasur konstatim se balancuesi kishte përfunduar punën e tij, Bekteshi tha se kjo është tjetër gjë.

“Në raportet e KE-së ka udhëzime për përmirësimin e politikave të caktuara që aktualisht janë duke u zbatuar. “Balancuesi” nuk është zgjidhje ligjore, por një akt nënligjor që rrjedh nga ligjet. Për ta bërë më të thjeshtë – është një formulë se si duhet të bëhet punësimi me çelës etnik në institucione të caktuara. Z. Azir Aliu, dhe mendoj se z. Admirim Aliti, i cili në atë kohë drejtonte MSHIA, bëri një raport për përmirësim për të mos lënë vend për abuzime dhe për të mos u shfuqizuar. Nëse lexoni me kujdes, ky është rekomandimi i KE-së”, tha Bekteshi.

Bekteshi tha heqja e “balancuesit” ishte në programin e VMRO-DPMNE-së dhe tani gjyqtarëve kushtetues u jepen udhëzime nga kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe kryetari i Qeverisë se si duhet të vendosë Gjykata Kushtetuese.

360 Gradë: Doni të thoni që vetëm pse nuk jeni në pushtet tani, po kthehemi në kushtet e para 2001?

“Nuk është e vërtetë. Nuk e di sa herë përfaqësuesit e BDI-së dhe kryetari Ali Ahmeti, duhet të thonë publikisht – BDI nuk do të bëhet pjesë e qeverisë dhe nesër “VLEN” të vendosë të largohet nga qeveria. Edhe në fushatë kemi thënë se synimi i BDI-së dhe i “Frontit Evropian” është që të zhbllokohen proceset integruese evropiane të vendit tonë. Është prioriteti i parë dhe i tillë mbetet edhe sot, ashtu si edhe katër pikat e tjera të shpallura tashmë nga Ahmeti – Vettingu, prejardhja e pronës, rishikimi i privatizimit dhe pika të tjera. Dhe jo se legjitimiteti nuk është i rëndësishëm, sepse dikush dëshiron që qëllimisht t’i demotivojë disa bashkësi etnike nga votimi. Ky nuk është shekulli i 19-të që një parti politike të vendosë se si do të përfaqësohen komunitetet në vendin tonë”, tha Bekteshi.

Gjykata Kushtetuese e RMV-së më 9 tetor 2024 me shumicë votash vendosi për shfuqizimin e instrumentit Balancues, i cili deri tani ka rregulluar përfaqësimin e drejtë të komuniteteve në administratën shtetërore. Pas këtij vendimi, për punësimet në administratën publike nuk do të mbahet llogari për përkatësinë etnike.

Lënda për shfuqizimin e tij u hap pas një iniciative të dorëzuar nga përbërja e vjetër e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) më 11 janar 2024, sepse me të bëhen abuzime gjatë punësimit.

Vendimi për shfuqizimin balancuesit i përplasi partitë politike në vendFronti Evropian e quajt këtë vendim të motivuar politikisht dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Ohrit. Koalicioni VLEN nga ana tjetër tha se këtë instrument do ta zëvendësojnë me një Ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.
Nga Delegacioni i BE-së në Shkup thanë se e presin zëvendësimin e “Balancuesit” duke e theksuar rëndësinë e zbatimit të vazhdueshëm të Marrëveshjes së Ohrit.