Baleti në dy akte “Don Kishoti” nga Ludvig Minkusi u shfaq në Operën e RMV-së

Mbrëmë në skenën e madhe të Operës dhe Baletit Nacional, u vu në skenë baleti në dy akte “Don Kishoti” nga Ludvig Minkusi, me koreografi të Viktor Jaremenkos nga Ukraina, transmeton Portalb.mk.

“Don Kishoti” është histori magjike për mullinjtë e erës, gruan “e përkryer” dhe dashurinë e vërtetë. Pjesa e baletit është vendosur në muzikën e Minkusit me ritëm shprehës që rezulton në të famshmin “Don Kishoti Pa de de”, i cili i jep theks të gjithë performancës.

Dirigjent i shfaqjeve ishte i ftuari nga Armenia Eduard Ambartsumjani, skenograf është Andrei Zllobin, përderisa nën kostumografinë është Gana Ipatieva nga Ukraina, mjeshtër-koncerti ishte Kliment Todoroski.

Baleti në dy akte “Don Kishoti” nga Ludvig Minkusi. Foto: OBN
Baleti në dy akte “Don Kishoti” nga Ludvig Minkusi. Foto: OBN

Kompozitori dhe violinisti Ludvig Minkusi (1826-1917), ka shkruar disa balete të njohura dhe pothuajse të gjitha, a veçanërisht baletin “Don Kishoti” edhe sot performohen në të gjithë botën. “Don Kishoti” është balet i bazuar në romanin e njohur me të njëjtin emër të Miguel de Servantes.

Baleti në dy akte “Don Kishoti” nga Ludvig Minkusi. Foto: OBN
Baleti në dy akte “Don Kishoti” nga Ludvig Minkusi. Foto: OBN

Në rolet e Kitrit dhe Basilit mbrëmë performuan Hristina Naqevska dhe Ballazh Loçei (Hungari), ndërsa të martën më (24 dhjetor), do të performojnë: Natasha Trendafilova Gicev dhe Viktor Ishçuk (Ukrainë). Performojnë solistët, ansambli i baletit dhe orkestri i Operës dhe Baletit Nacional, së bashku me fëmijët e njësisë së baletit të QShShMB “Ilija Nikolovski-Luj”.

Baleti në dy akte “Don Kishoti” nga Ludvig Minkusi. Foto: OBN
Baleti në dy akte “Don Kishoti” nga Ludvig Minkusi. Foto: OBN

Ky blaet do të vihet në skenë edhe më 24 dhjetor me fillim në ora 20:00 në skenën e madhe të Operës dhe Baletit Nacional.