Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në një opinionin në gazetën gjermane Frakfurter Allgemine Zeitung (FAZ), kanë shprehur pikëpamjet e tyre për procesin e integrimit në BE pa shtuar shumë presion mbi strukturën aktuale të BE-së.
Disa kritikë kanë argumentuar se këto qendrime, nënkuptojnë se Serbia dhe tani Shqipëria nuk duan anëtarësim të plotë në BE. “Zgjerimi i pjesëmarrjes në Shengen dhe Tregun e Përbashkët për vendet kandidate të përgatitura mund të sjellë përfitime të prekshme për qytetarët, duke forcuar njëkohësisht pozicionin ekonomik dhe gjeopolitik të unionit”, thuhet në artikull.
Përveç këtyre dilemave, qeveritë aktuale kanë edhe çështje të tjera të brendshme dhe shumë serioze, siç është largimi i popullatës.
A mund ta ndalojnë planet e reja të Shqipërisë dhe Serbisë pa përjashtuar vendet tjera ballkanike ikjen e trurit dhe emigracionin tradicional? Nuk është shumë e qartë, sepse tashmë një popullsi e madhe është larguar drejt shteteve të BE-së dhe janë integruar në shoqëritë e atjeshme.
Disa analistë të afërt me qeveritë, kanë argumentuar se qëndrimet e dy drejtuesëve ballkanikë janë në pajtim me realitetet aktuale gjeopolitike e ekonomike.
Në krahasim me Serbinë e cila ka stagnuar drejt BE-së për arsye politike e të lojrave të dyfishta, e jo për ndonjë pengesë nga Brukseli, Shqipëria nuk ka pengesa të tilla, por vetëm të përmbushjes së reformave të kërkuara nga unioni. Paraqitja e Ramës në FAZ duhet e jo e rëndomtë në këtë kohë. Andaj ky qëndrim i kryeministrit Edi Rama shihet si një zbrapjse nga qëllimet e qeverisë së tij.
Pavarësisht dallimeve dhe pikave të përbashkta, largimi i të rinjve dhe shtresës së edukuar nga këto vende ballkanike vështirë se mund të parandalohet me masat aktuale dhe idetë e shprehura në FAZ.
Nga lashtësia e deri në kohët moderne, një numër i madh njerëzish kanë emigruar për shkaqe të ndryshme duke menduar se një ditë do të kthehen në vendlindjet e tyre. Mirëpo ky kthim mbeti vetëm në ëndërrat e tyre.
Në Evropën Perëndimore, Lindjen e Mesme përfshirë ndërkohë edhe Ballkanin, largimi nga vendlindja ka qenë një proces historik që nuk mund të parandalohej.
Largimi i parë i popullsisë nga rajoni ndodhi pas pushtimit osman të Ballkanit e sidomos aty ka viti 1500. Më tej midis viteve 1881 dhe 1943 mijëra njerëz emigruan drejt SHBA-së. Në të njëjtën etapë historike, me shpërbërjen e Perandorisë Osmane filloi një dyndje tjetër masive jo vetëm drejt Turqisë.
Në ndërkohë, zhvendojse të popullsisë brenda territorit të Ballkanit kemi pasur pas ardhjes së fiseve sllave në Ballkan e cila është një temë tjetër.
Një valë e madhe e heshtur e emigrimit ndodhi pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore (LDB) dhe asaj të Ftohtë.
Së pari, luftërat ballkanike bënë zhvendosjen e popullatës së prekur brenda ish hapësirës jugosllave dhe në Evropën Perëndimore, gjë që më vonë çoi në një ikje masive në ato vende.
Pas vitit 1991, emigrimi bëhej për arsye politike, ekonomike e të sigurisë.
Më vonë debati vazhdoi rreth mënyrës së parandalimit të largimit, veçanërisht të të rinjve me diploma, të cilët, për shkak të mungesës së mundësive, u detyruan të lënë vendlindjen.
Të njëjtat shkaqe që nxitën emigrimin pas vitit 1991 ishin faktorë shtesë për një ikje ende më të madhe pas vitit 2000.
Faza tjetër ishte nga viti 2000 deri në ditët e sotme, ku kemi një emigrim më të përparuar pra atë të profesionistëve të rinj që nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të largoheshin nga vendet për kushte më të mira jetësore e ngritje profesionale. Periudha më e keqe vlerësohet të jetë kur kur pjesa e edukuar nga Ballkani u detyrua të largohet. Pas vitit 2015, kjo shtresë në mënyrë masovike po shpërngulet nga Ballkani me diploma drejt shteteve evropiane.
Largimi modern ose i dekadës së fundit duhet se do të vazhdojë.
Në Maqedoninë e Veriut, dhe në përgjithësi në Ballkan, qeveritë kanë miratuar plane për të parandaluar këtë trend.
Konkretisht janë shumë larg hartimit të poltikave për të penguar largimin e kategorisë së përmendur.
Ndryshe kjo shihet si një trend negativ që nuk ka fund jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por në të gjithë Ballkanin.
Më së tepërmi janë të prekura Shqipëria, Kosova. Maqedonia e Veriut, dhe Bosnja-Hercegovina.
Sipas të dhënave të institucioneve ndërkombëtare, të rinjt nga Ballkani largohen nga vendet e tyre për shkak të kushteve të këqija sociale, nepotizmi etj.
Sipas të dhënave të Bankës Botërore, shtetet ballkanike që nga viti 1990 kanë humbur rreth 25 përqind të popullsisë ose rreth 5 milionë banorë. Idetë e kryeministrit Rama dhe presidentit Vuçiq do të kenë efekete afatshkurtura, sepse nuk adresojnë faktorët sistemik të largimit masiv të popullatës.
Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.