Artistët nga Maqedonia e Veriut do të mund të fitojnë mbështetje financiare deri 13 mijë euro për në Bienale

Deri më 25 gusht do të jetë e hapur mundësia për të aplikuar artistët e Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në Bienalen që do të mbahet në Maltë, transmeton Portalb.mk.

“Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Romë, përgjegjëse edhe për Maltë, informoi për thirrjen e kryetarit të Agjencisë nacionale për trashëgimi kulturore në Maltë, Mario Kutajar, për aplikimin e artistëve të Maqedonisë së Veriut në Bienalen e parë artistike që do të mbahet në Maltë prej marsit deri në maj të vitit 2024”, raportoi Ministria e Kulturës.

Artistët e përzgjedhur për në këtë Bienale, do të marrin mbështetje financiare prej 13 mijë euro, ndërsa aplikimi mund të bëhet KËTU.