Arrestime për shkak zjarreve në Maqedoninë e Veriut
Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar disa të dyshuar në lidhje me ndezjen e zjarreve në hapësira publike. Policia në bashkëpunim me prokurorinë ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj të dyshuarve, transmeton Portalb.mk.
“U privua nga liria A.O. (61) nga Velesi. Ai dyshohet se rreth orës 14:25, në vendin e quajtur “Svilarë” në territorin e fshatit Orizarë e Poshtme ka ndezur bar të thatë në pemishten e tij dhe ka shkaktuar zjarr që ka përfshirë arën, objektin ndihmës, një shtyllë elektrike dhe inventarin e një shtëpie pushimi, pronë e M.T. (42) nga Velesi”, raportoi Policia e RMV-së.
I moshuari A.O. ishte lënduar në përpjekjen për të shuar zjarrin.
“Nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria S.A. (34) dhe I.H. (39), të dy nga Shkupi, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, përkatësisht sepse më 05.07.2026 rreth orës 16:00 kanë shkaktuar zjarr në një objekt të braktisur në bulevardin. “Maqedonia ” në Shkup”, raportoi Policia, duke paralajmëruar kallëzim penal.
Në shuarjen e zjarrit u lëndua një zjarrfikës dhe dy automjete të zjarrfikësve u dëmtuan.