“Arka e ndjenjave” nga Sadije Aliti do të promovohet në Panairin e Frankfurtit

Poetja tetovare Sadije Aliti në këtë panair do ta promovojë “Arka e ndjenjave” në Edicionin e 75-të të Panairit të Librit në Frankfurt, i cili do të jetë i hapur nga 18 tetori deri më 22 tetor të këtij viti, njofton Portalb.mk.

Poetja Aliti, do të  jetë e pranishme më datë 21 tetor, me ç’rast do të përurohet edhe përmbledhja me poezi e botuar nga Shtëpia Botuese “Buzuku” në Prishtinë në vitin 2023.

Panairi i Librit në Frankfurt llogaritet panairi më i madh tregtar në botë për librat, bazuar në numrin e kompanive botuese të përfaqësuara dhe për këtë konsiderohet si panairi më i rëndësishëm.

Njëherit do të mbahet edhe një orë letrare me datë 21 tetor 2023, në ora 13:00 (- 4.1 F 96 – adresa e stendës së Botuesve nga Kosova) në këtë panair.