Apple do të prezantojë AirPods të reja krahas iPhone 15

Muajin e ardhshëm, konkretisht më 12 Shtator pritet që Apple të prezantojë katër modele të reja iPhone 15 të cilët kanë portën e re USB-C në vend të Lightning, njofton PCWorld Albanian.

Së bashku me këtë ndryshim, Mark Gurman i Bloomberg thotë se Apple do të lançojë edhe modele të reja AirPods me një kasë e cila karikohet me USB-C në evenimentin e Shtatorit në Teatrin Steve Jobs.

Për ti vënë në një linjë me iPhone 15, Apple do të prezantojë AirPods e përditësuar të cilët përmbajnë një portë karikimi USB-C shkruante Gurman.

Raporti nuk jep më shumë informacion dhe kufjeve të reja dhe nuk është e qartë nëse i referohet modeleve standarde apo AirPods Pro. Megjithatë të dy modelet duhet të përditësohen në USB-C nëse qëndrojnë në një linjë me iPhone 15.

Gjithashtu nuk dihet nëse AirPods e reja do të kenë funksionalitete shtesë përtej USB-C. Gjenerata e tretëe e AirPods debutoi në Tetor të 2021 ndërsa e dy e AirPods Pro në Shtator të 2022.

Janë edhe disa aksesorë të tjerë të cilët duhet të kalojnë nga porta Lightning në USB-C si AirPods Max, MagSafe Battery Pack, Magic Mouse, Magic Keyboard, Magic Trackpad dhe disa adapterë të tjerë.