Këshilli Gjyqësor i habitur me kërkesat e Llogës për kryetaren e Gjykatës së Kumanovës, reagoi Ministria e Drejtësisë

Këshilli Gjyqësor përmes një reagimi i është përgjigjur ministrit të Drejtësisë – Krenar Loga, i cili sot njoftoi se u ka dërguar letër me shkrim lidhur me mendimin e dhënë nga Instituti për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike në Shkup, që gjyqtarja Snezhana Manev të ketë të drejtë sërish t’i nënshtrohet testit  psikologjik të personalitetit dhe testit të integritetit. Reagoi Ministria e Drejtësisë, thonë se nuk kërkojnë nga Këshilli Gjyqësor të bëjnë test psikologjik dhe të integritetit, por të veprojnë sipas ligjit kur një person nuk e kalon testin transmeton Portalb.mk.

Këshilli njoftoi se me datë 13.07.2023 ka pranuar shkresë nga  hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike , me të cilin njoftohet ky organ se me datë 04.07.2023 kandidatja e përmendur nuk ka mundur të kryejë testin psikologjik të personalitetit dhe testin e integritetit, Për këto arsye, ekspertët e Institutit rekomandojnë që kandidati “të kryejë sërish testin në mënyrë krejtësisht të pavarur për një kohëzgjatje prej dy orësh më datë 14.07 në ora 11:00”.

“Këshilli Gjyqësor, duke e shqyrtuar këtë shkresë në një mbledhje pune, vlerësoi se kjo çështje është në kompetencë të Institutit dhe “çmon se është e nevojshme që Këshillit t’i dërgojë njoftim për rezultatin”. Për këtë qëndrim më 13 korrik 2023 është njoftuar Instituti për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike”, thonë nga Këshilli Gjyqësor.

Nga atje shtojnë se për tu habitur është kërkesa e ministrit Lloga, “që Këshilli të veprojë në përputhje me kompetencat ligjore lidhur me mendimin e Institutit që gjyqtarja Manev të ketë të drejtën e provimit sërish”.

“Këshilli Gjyqësor as nuk ka dhënë miratim për të përsëritur testimin dhe as nuk ka informacion zyrtar nëse kandidatja e ka kaluar sërish testin, sepse kjo nuk është kompetencë e saj. Këshilli thekson se në atë moment, kur të marrin njoftimin nga institucioni kompetent që kryen testimet, do të mund të dinë se cili prej kandidatëve i ka plotësuar të gjitha kushtet ligjore për zgjedhjen e kryetarit të gjykatës apo gjyqtarit”, thanë nga Këshilli Gjyqësor.

Reaguan nga Ministria e Drejtësisë, thonë se nuk kërkojnë nga Këshilli Gjyqësor të bëjnë test psikologjik dhe të integritetit, por të veprojnë sipas ligjit kur një person nuk e kalon testin.

“Ministria e Drejtësisë çuditshëm pyet, cilat janë arsyet që edhe pas Raportit të miratuar publikisht nga ana juaj më 13.03.2023, në vend që të merrni masat e duhura lejoni që pas kaq muajsh të bëni një raport shtesë (23.06.2023) ku ju demantoni veten nga Raporti i parë, duke vendosur një praktikë të re, që në të ardhmen bartësit e funksioneve (kryetari i gjykatës) të veprojnë në mënyrë të papërshtatshme dhe në kundërshtim me ligjin dhe kodin e etikës dhe të kenë mundësinë të njëjtën ta “rregullojnë””, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Nga atje shtojnë se me këtë praktikë të vendosur në vend që të ndëshkojnë nga konstatimet e raportit të miratuar, ata bëjnë raport shtesë dhe atë gjashtë muajve punë të papërgjegjëshme (kryetari i gjykatës) me çka lënë hapësirë dhe mundësi për të kryer çdo lloj ndikimi, presioni dhe mobingu duke mundësuar ndryshimin e deklaratave/fakteve të dhëna tashmë.

“Ne nuk do të donim të dyshojmë në veprimet tuaja, një gjykatësi që nuk është në gjendje të kalojë testin psikologjik dhe testin e integritetit, ti lejohet të vendosë për fatin e qytetarëve dhe më së paku të udhëheqë me postin e kryetarit të gjykatës. Pyesim publikisht se me çfarë kredibiliteti dhe integriteti tolerohet ridhënia e testit, kur një nga kushtet për hyrje në Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë është dhënia e testit të integritetit dhe testit psikologjik, i cili është eliminator”, theksuan nga Ministria e Drejtësisë.

Në letrën me shkrim të ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, dërguar Këshillit  Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut thuhej se nuk guxon të krijohet një praktikë e paligjshme, që një gjyqtar që nuk e ka kaluar testin psikologjik të personalitetit dhe testin e integritetit, të mund t’i nënshtrohet testit  sërish.

Në të kërkohet që Këshilli të veprojë në përputhje me kompetencat ligjore në lidhje me mendimin e dhënë nga Instituti për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike në Shkup, që gjyqtarja Snezhana Manev të ketë të drejtë sërish t’i nënshtrohet testit  psikologjik të personalitetit dhe testit të integritetit.

Kujtojmë se, euroambasadori Dejvid Gir më pesë korrik njoftoi se, Bashkimi Evropian (BE) ka dërguar mision vlerësues në Maqedoninë e Veriut në lidhje me punën e Këshillit Gjyqësor, pas disa skandaleve dhe trazirave së fundmi. Giri sqaroi që tashmë kjo i është propozuar Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe shpreson se do të realizohet sa më shpejtë që është e mundur. Ai theksoi që duhet të korrigjohet puna e Këshillit Gjyqësor.

Këshilli Gjyqësor në muajin maj ka qenë cak i kritikave negative nga ndërkombëtarët, pasi ish-kryetarja Vesna Dameva u shkarkua nga posti i saj më 26 prill. Në seancën e Këshillit Gjyqësor ka pasur debat kur Dameva ka refuzuar të vendosë një pikë votimi që nuk ishte në rend dite. Zëvendësi i saj Selim Ademi bëri thirrje për votim për shkarkimin e saj. Ai është mbështetur nga shtatë anëtarë dhe ka deklaruar se Dameva është shkarkuar dhe në prani të saj ka marrë drejtimin e seancës.

Pas skandalit ka ardhur një reagim nga ambasada amerikane. Nga aty theksuan se anëtarët e Këshillit kanë për detyrë ndërtimin e një sektori të pavarur gjyqësor. Pas dorëheqjeve të dy gjyqtarëve, Koalicioni “Të gjithë për një proces të drejtë” u bëri thirrje anëtarëve të tjerë që të dorëzojnë dorëheqjet. Gjykatësit kanë ardhur në pozitë tanimë tetë muaj, ndërkaq mandati i tyre është gjashtëvjeçar.