Zbulohet data e prezantimit të iPhone 15

Evenimenti vjetor ku Apple prezanton modelet më të fundit iPhone do të mbahet ose ditën e martë më 12 shtator ose të mërkurën me 13 shtator këtë vit sipas Mark Gurman të Bloomberg, transmeton PCWorld.

Sipas tij porositë do të fillonin për iPhone e rinj pak ditë më pas, konkretisht të premten më 15 Shtator dhe të mbërrijnë në duart e konsumatorëve një javë më pas më 22 Shtator.

Zakonisht Apple mban këtë eveniment në dy javët e para të muajit. Këtë vit raportohet se kompania është përballur me sfida të prodhimit, që do të thotë se disa modele të caktuara do të kenë sasi të kufizuar.

Krahas linjës iPhone 15, evenimenti i Shtatorit pritet të përfshijë modelet e përditësuara Apple Watch Series 9 dhe Apple Watch Ultra 2 së bashku me debutimin e iOS 17 dhe sistemeve të tjera operative të kompanisë.

Apple zakonisht dërgon ftesa një javë përpara mbajtjes së evenimentit.