Në Federatën e Futbollit të Maqedonisë (FFM) është kërkuar mbledhje urgjente nga anëtarët e Këshillit Drejtues të FFM-së, kërkesë e cila pritet të realizohet brenda 21 ditëve, transmeton Portalb.mk.
“Në përputhje me Statutin e FFM-së, kryetari i FFM-së ka për detyrë të thirr seancë në afat prej 21 ditëve nga dita e pranimit të kërkesës për thirrje të seancës nga Këshilli Drejtues”, sqaroi Federata.
Në rast se kryetari Muamed Sejdini nuk e thirr seancën, anëtarët e Këshillit Drejtues kanë të drejtë vetë ta caktojnë.
Kërkesa e nënshkruar nga një pjesë e Këshillit Drejtues, është dërguar sot te kryetari i FFM-së, Muamed Sejdini.
Kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Muamed Sejdinit në muajin tetor i është hequr dokumenti diplomatik i udhëtimit, konfirmon Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.
Ndryshe, kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) paraprakisht ka njoftuar që në fund të muajit shtator është sulmuar nga tre persona në një lokal në qendër të Shkupit.
Nga ana tjetër, dy institucionet kryesore në futbollin ndërkombëtar, UEFA dhe FIFA, kanë kërkuar takim urgjent me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, në lidhje me problemet e shkaktuara në Federatën e Futbollit të Maqedonisë (FFM).