Alarme të rrejshme për bomba në Ohër dhe Kratovë

Sot kanë arritur paraqitje të rrejshme për bomba në disa institucione dhe biznese në Ohër dhe Kërçovë, ndërkaq për të gjithë është konstatuar se janë të rrejshme, kumtojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, njofton Portalb.mk.

Sot në mëngjes rreth orës 10, policia ka marrë paraqitje për vendosje ne bombave në shkolla, hotel, taksi-kompani dhe dy objekte biznesi në Ohër. SPB Ohër dhe përfaqësuesit e Njësisë për Antiterror të MPB-së kanë ndërmarrë masa dhe kanë kryer kontrolle të detajuara në lokacione, pas çka është konstatuar se bëhet fjalë për paraqitje të rrejshme.

Rreth orës 10.45, një e punësuar në një operator kabllovik në Kratovë ka paraqitur se nëpërmjet sms-porosisë kanë marrë kërcënim për vendosje të mjetit shpërthyes. Menjëherë pas marrjes së paraqitjes, nga zyrtarët policorë janë ndërmarrë masa dhe është kryer kontroll në lokacion, pas çka është konstatuar se bëhet fjalë për paraqitje të rrejshme.

Nga Policia thonë se po ndërmerren masa për pastrimin e rasteve, pas çka në koordinim me prokurorin publik do të dorëzohen padi përkatëse.

Ndryshe, nga 26 tetori i vitit 2022 në RMV disa herë është denoncuar se në email-adresat e disa shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për vendosje të mjeteve shpërthyese. Krahas shkollave të mesme dhe fillore, ka pasur edhe raportime anonime për bomba të vendosura edhe në institucione dhe qendra tregtare. 

Ekspertët për Portalb.mk vlerësuan se alarmet e deritanishme për bomba vijnë prej Rusisë, ndërkaq, qëllimi është që të ndjellin frikë te qytetarët në kontekst të luftës në Ukrainë dhe ankthit për një konflikt në veri të Kosovës.